Kisha Ortodokse Serbe do të bëhet Vatikan në Kosovë
Propozimi i pjesës së rezolutës serbe për Kosovën që ka të bëjë me statusin dhe me pozitën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe Metohi, do të formulohet gjatë ditëve të ardhshme, shkruan gazeta “Novosti” e Beogradit.
Qëndrim parimor i KOS-it është se dialogu duhet të vazhdojë, por se është i domosdoshëm ndryshimi i pjesës së rezolutës që parasheh marrëdhënie kontraktuale ndërmjet KOS-it dhe autoriteteve në Prishtinë sipas shembullit të statusit të Vatikanit.
Pikënisje, sipas kësaj gazete, është se pasurinë e kishës duhet ta garantojë bashkësia ndërkombëtare. Ky dhe do të jetë thelbi i propozimit për ndryshimin e platformës së Serbisë për Kosovës.
Peshkopë të KOS-it të cilët debatuan gjatë dy ditëve të shkuara në Prizren dhe në Pejë kanë theksuar se në pjesën e rezolutës ku flitet për Kishën, praktikisht njihet pavarësia e Kosovës.
Kundërshtime në këtë zgjidhje kanë ardhur nga anëtarët e bordit të metropolit të Malit të Zi dhe nga peshkopi i Bosnjës dhe Hercegovinës, Athanasi Zahumlje. Kjo zgjidhje është kritikuar nga liderë ndërkombëtar dhe nga Kisha Serbe, për mos mos konsultim në zhvillimin e këtij versionin përfundimtar të rezolutës.
Pika fillestare është të sigurohet statusi i pronës së Kishës nga bashkësia ndërkombëtare. Ajo do të jetë thelbi i propozimeve për ndryshime të platformës shtetërore. Kjo do të jetë një tjetër seancë.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.