Serbët të frikësuar deri në palcë!
BEOGRAD- Janari i 2013-ës pa një ringjallje ogurzezë të gjuhës së urrejtjes në gazetat dhe revistat serbe, ku ndaj shqiptarëve drejtohen shpifje raciste, kroatët etiketohen si hajdutë patologjikë, dhe një transmetues rajonal publik akuzohet se është fasadë për interesat e Zagrebit. Një retorikë e tillë tregoi se kushdo që kritikon nacionalizmin rrezikohet të vihet në shënjestër për origjinën e tyre etnike ose etiketohen “anti-serb”- fyerje që përdoret për të fyer liberalët, njerëzit me mentalitet perëndimor dhe të gjithë që kundërshtojnë në ndonjë mënyrë ideologjinë e qeverisë. Ka lindur frika se retorika ndarëse e Serbisë së viteve 1990 është përsëri në rritje, dhe organizata e djathë, Nasi ka vënë postera me listën e emrave të “agjentëve të huaj” përfshirë mediat dhe organizatat jo-qeveritare që janë, ose kështu besojnë ata, të lidhur me CIA-n. Grupe të tilla duan që shteti të nisë hetime, bëjnë akuza për spiunazh dhe etiketojnë zyrtarisht të gjitha këto organizata që marrin fonde të huaja nga “agjentët e huaj”, duke imituar një ligj që është prezantuar në Rusi vitin e shkuar, që rikujtoi paranojën e epokës komuniste duke i urdhëruar të gjithë OJQ-të e mbështetura nga perëndimi të identifikohen publikisht si agjentë të fuqive të huaja në të gjithë literaturën e tyre zyrtare, shkruan “Balkan Insight”.
Rritja e ekstremizmit të djathtë vijoi zgjedhjet e vitit të shkuar të një qeverie të re, që ka në radhët e saj shumë zyrtarë të cilët më parë kanë shërbyer nën liderin Sllobodan Milloseviç, në një kohë kur diskursi nacionalist arriti në konflikt të armatosur. Rritja e retorikës ndarëse në media që në atë kohë ka inatosur aktivistët vendore të të drejtave të njeriut dhe ka shkaktuar shqetësime ndërkombëtarisht. Serbia, si anëtare e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Europë, OSBE, ka “nënshkruar marrëveshje për të promovuar lirinë e të shprehurit dhe të luftojë mos-tolerancën dhe diskriminimin”, paralajmëroi misioni i OSBE-së në Serbi në një deklaratë të shkruar për BIRN-in.
Fantazmat e viteve 1990
Retorika zyrtare ndërkohë ka përsëritur diskursin racist në media.Këshilltari për kulturë i presidentit serb Tomislav Nikolic këtë muaj ka akuzuar kroatët se janë “kleptomaniakë” dhe hajdutë ordinerë pasi autoritetet në Zagreb lancuan një monument të madh në autostradën Split-Mostar për versionin e alfabetit Cirilik që shihet nga shumë serbë si pjesë e identitetit të tyre kombëtar. “Do t’i vjedhin gjithmonë çakmakët dhe gotat e të tjerëve nga tavolina” tha këshilltari i presidentit, Radoslav Pavlovic, skenarist për film, televizion dhe teatër, që u inatos gjithashtu nga një deklaratë e Akademisë së Shkencave në Kroaci duke e deklaruar Cirilikun si trashëgimi të vendit.
Në një moment të ndjeshëm politik kur fantazmat nacionaliste të viteve 1990 duket se po ngjallen, politikanët duhet të moderojnë retorikën e tyre nëse duan të shmangin dëmtimin e marrëdhënieve me fqinjët e Serbisë dhe ndezin ndjenjat raciste në vend, tha Antonijevic. “Politikanët nuk kanë të drejtë të mbështesin urrejtjen dhe të përhapin mungesën e tolerancës”, tha ai. Ndërkohë OSBE-ja ka këmbëngulur se gjuha e urrejtjes duhet larguar “veçanërisht në diskursin politik,duke njohur rëndësinë e balancimit të respektit për lirinë e të shprehurit me detyrimin për të luftuar diskriminimin.”
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.