Bruksel, Thaçi-Vuçiç shpërthejnë me tone të larta, ndërpritet takimi
BRUKSEL – Është ndërprerë takimi Thaçi-Daçiç në Bruksel për shkak të tensioneve dhe toneve të larta mes dy palëve. Veç kësaj burime ndërkombëtare bënë të ditur se, pauza është kërkuar nga pala serbe.
Bisedimet në Bruksel kështu kanë hasur në vështirësi dhe aktualisht janë në krizë, mëson “Blic” nga burimet e saj diplomatike në Bruksel.
Siç raporton ky portal, dialogu ndërmjet zëvendëskryeministrit serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit, Hashim Thaçi në prani të shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton është udhëhequr me “tone të larta”.
“Atmosfera është e tensionuar, kjo është shumë e dhimbshme. Edhe pse ka pasur mosmarrëveshje, madje ka pasur edhe tone të larta nga të dy anët, të gjithë janë duke shpresuar se mund të arrihet një kompromis”, tha përpara ndërprerjes së takimit burimi i “Blic” nga Brukseli.
Ky takim erdhi pas përfundimit të takimeve veç e veç Ashton – Thaçi dhe Ashton – Daçiç lidhur me marrëveshjen e mundshme ndërmjet e Kosovës e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, njoftojnë mediat nga Brukseli .
Në delegacionin e Kosovës, pos kryeministrit Hashim Thaçi po marrin pjesë edhe zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi, EditaTahiri dhe Slobodan Petroviç, transmeton Koha.
Nga Serbia, krahas Ivica Daçiçit marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri Aleksandër Vuçiç, ministri i Jashtëm, Ivan Mërkiç dhe zëvendëskryeministrja për çështje evropiane Suza Grubijesheviç.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.