Judah: Thaçi i ra me grusht tavolinës, i papërgatitur emocionalisht

LONDËR – Kryeministri serb, Ivica Daçiç gjatë bisedimeve për Kosovën në Bruksel është larguar shumë shpesh nga takimi, që të shkëmbente sms me Aleksandar Vuçiçin, zv/kryeministrin e Serbisë. Sipas burimeve të mirinformuara, Vuçiç i thoshte Daçiçit në mesazhe, se “pas përmbylljes së marrëveshjes ka si qëllim ta rrëzojë qeverinë”. Gjë që do të thoshte, se “edhe do t’ia tregonte vendin”, shkruan analisti britanik, Tim Judah për britaniken “The Economist”, të cilës i referohet “Ora Info”.

Judah shkruan se, kjo ka qenë arsye për shkak të cilës zyrtarët e BE-së kanë insistuar, që Vuçiç të jetë vetë i pranishëm në bisedimet e djeshme. “Nëse ideja e tyre ka qenë, që edhe ai të merrte një pjesë të përgjegjësisë, që pala serbe të pranojë marrëveshjen, ky plan është treguar kontraproduktiv”, konstaton Judah.

“Thaçi – shkruan Judah – në raundin e djeshëm të dialogut ka treguar se emocionalisht është i papërgatitur, që të ballafaqohet me dy negociator nga Serbia. Kështu që, sipas burimeve, në bisedime ka ngritur tonin dhe i ka rënë me grusht tavolinës. Daçiç ka theksuar se Vuçiç në bisedime gramatikisht i ka ofruar dorëheqjen, gjë që ai nuk e ka pranuar, sepse kjo do të thoshte edhe rënie e qeverisë serbe.

Gjatë ditëve të ardhshme, diplomacia e jashtëzakonshme do të tentojë, që ta shpejtojë procesin negociator, ku një pjesë të prestigjit të saj do ta ‘hipotekonte’ para se gjithash baronesha Catherine Ashton, kurse në rast të arritjes së një marrëveshjeje, Daçiçi dhe Thaçi mund të jenë kandidat potencialë për Çmimin Nobel për Paqe”, thekson analisti britanik, Tim Judah.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT