Pellazgët shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë në botë
Nga Luftulla PEZA dhe Liljana PEZA
Në historinë e alfabetit si më i vjetër përmendet ai egjiptian,
krijuar rreth vitit 2900 p.e.s. Nga ky më pas rrjedh alfabeti fenikas, i
shekullit të 11 p.e.s., i cili kishte vetëm bashkëtingëlloret dhe ku
zanoret nënkuptoheshin. Më pas nga fenikasit, shkruhet se alfabetin e
morën grekët, e përmirësuan edhe me zanoret dhe prej tij rrodhi më pas
alfabeti latin. Asnjë fjalë nuk thuhet mbi alfabetin pellazg, që
përmendet shpesh nga autorët antikë.
Nga kërkimet tona të fundit mbi alfabetet, puna qëndron krejt
ndryshe: njerëzit e parët që kanë shpikur dhe përdorur shkrimin dhe
alfabetin për të shkruar gjuhën e tyre kanë qenë pellazgët dhe kjo,
gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s., për të cilën ka prova mjaft bindëse.
Alfabet pellazg i kishte të dyja, zanoret dhe bashkëtingëlloret.
Në kulturën neolitike të Vinçës, që shtrihet në të gjithë Ballkanin
gjatë mijëvjeçarit 6-5 p.e.s., janë ndeshur mbishkrime të lashta gjer
tashmë të pavlerësuara nga ana gjuhësore.
Në figurat 1 dhe 2 tregohen një enë balte nga kjo kulturë me
mbishkrimin e lashtë pellazg dhe një copë ene, që mban germën “M” të
alfabetit. Shprehja: IIIVIJV1, e cila po të ndahet, bëhet: III VIJ V 1.
Fig. 1-Enë balte me mbishkrim në kulturën Vinça
(5500-4500 p.e.s.)
Fig. 2-Fragment tjegulle, me germën “M”
Fjala “VIJ” lexohet “UIJ”, sepse në mbishkrimet e lashta
pellazge/etruske germa “V” lexohet si “U”. Prandaj kemi fjalën “UIJ” =
“UJ” (UJË), në gjuhën pellazge/shqipe. Mbishkrime e lashta pellazge dhe
etruske kanë afërsi shumë të madhe me gjuhës e sotme shqipe, gjë që
tregon për një gjuhë pellage/shqipe. Prandaj mbishkrimi i më sipërm i
përket gjuhës së lashtë pellazge.
Edhe numrat “1” dhe “III” etj. i përkasin gjithashtu gjuhës pellazge.
Edhe simbolet e tjera të gjetura në kulturën e Vinçës janë mjaft
interesante dhe paraqesin lidhje të ngushta me pellazgët autoktonë,
sidomos shenjat:
janë shenja-germa të alfabetit të përdorur në shkrimin e Linearit A
dhe B, të cila njësohen me I, Y, Y, T, F, I, P, Z (S), N, F, Z (S), Th.
Edhe shenjat e tilla si I, II, III, IIII, IIIII, IIIIII, X, XX, etj.
shprehin ato shenja, që më vonë u përpunuan nga etruskët si I, II, III,
IV, V, VI dhe romakët, duke marrë emrin “numrat romakë”.
Edhe shenja të tilla të kulturës së Vinçës si:
tregojnë se banorët e saj besonin tek perëndia Zeus, i cili është perëndia e pellazgëve.
Germa të tilla të ngjashme “A” dhe “M” janë ndeshur edhe në kulturën
neolitike të Maliq-Kamnikut (pranë Korçës, Shqipëria lindore) dhe
Cakranit (pranë Fierit, Shqipëria perëndimore), që tregon se gjatë
gurvonit shkrimi ka qenë i përhapur shumë gjerë.
Fig. 4- Shtatore gruaje veshur me “Fustanellë” nga Vinça
Në kulturën e Vinçës është ndeshur edhe një shtatore gruaje veshur me
fustanellë, veshjen kombëtare pellazge/shqiptare, e cila tregon lidhje
tjetër të banorëve të kësaj treve me stërgjyshërit e shqiptarëve –
pellazgët.
Shkrim i ngjashëm është ndeshur edhe në Tartaria të Rumanisë, rreth
120 km. në lindje të Vinçës, në një varse tjegulle, datuar e vitit 5300
p.e.s.
Në varse (fig. 5) është shkruar germa “P” dhe pranë saj shprehja
“PDor” (ose Pbor), e cila në gjuhën pellazge/shqipe do të thotë “Dora”
ose “bora”. Këto plaka përmbajnë mbishkrimin e famshëm, për të cilin
disa specialistë kanë shprehur mendimit se këto “symbols represent the
earliest known form of writing in the world”, por disa i shohin si
zhgaravina.
Mbishkrime të ngjashme janë ndeshur në të gjithë Europën jugë-lindore
si në Greqi (Rrasa Dispilio), por edhe në Hungari, Bullgari, Rumani,
Moldavi dhe në Ukrainën jugore. Në mbishkrim e Dispilios (fig. 5),
datuar 5300 p.e.s., duken mjaft të qarta germat E, F, C, V, I, L në
pozicione të ndryshme, të cilat janë përdorur në alfabetet pellazg dhe
etrusk.
Të gjitha mbishkrimet e Vinçës, Tartarias dhe Dispilios tregojnë se
shkrimi me germat e alfabetit pellazgo-etrusk është përdorur qysh gjatë
mijëvjeçarit të 6 p.e.s. në rajonin e Ballkanit.
Nga vjetërsia këto shkrime janë shumë më të vjetër se sa shkrimi
piktografik shumer (proto-Sumerian pictographic script) nga Uruku i
Bagdadit, që deri tani është konsideruar si shkrimi më i vjetër në botë,
krijuar rreth vitit 3300 p.e.s. dhe alfabetit egjiptian, i datuar rreth
vitit 2900 p.e.s.
G. Katapano ( 1988) flet për alfabetin më të lashtë pellazg në Egjipt
nga hieroglifet egjiptiane. Ato i ka krijuar Thoti, një iliro/pellazg
bazuar në gjuhën pellazge. Të gjitha hieroglifet egjiptiane shpjegohen
me bazë nga germat e alfabetit pellazg. Katapanl i daton hieroglifet
egjiptiane 12.000 vjet p.e.s., gjë që nuk përputhet me të dhënat
arkeologjike, që i daton ato 2900-2600 p.e.s.
Alfabeti
pellazg ka vazhduar edhe gjatë kohës së bronzit, ku vërtetohet me
gjetjet në Trojë, Kretë, Peloponez etj. Ai shfaqet në shkrimin e
Linearit A të Kretës dhe shkrimin e Linearit B të Mikenës. Shkrimi
Lineari B është interpretuar gabim nga anglezët Ventris dhe Kaduik,
sikur i përkasin gjuhës greke. Duke punuar me këtë shkrim kemi gjetur të
shkruara fjalë pellazge, që gjejnë shpjegimin e plotë në gjuhën shqipe
(Peza L. & L.): në krahun e majtë të rrasës ndodhet shprehja e artë:
I Z A I Z = Z I A Z I, që donë të thotë “ZI ASHT ZI”.
Zbulimi i shprehjes I Z A I Z ← = → ZI A ZI = Zi asht Zi para dy
vjetësh përbënte dokumentin më të lashtë të shkruar të gjuhës
pellazge/shqipe (Peza L. & L. 2009 si e shekullit të 14 p.e.s., por
sot vjetërsia e shkrimit të gjuhës pellazge/shqipe vërtetohet edhe disa
mijëvjeçarë më i lashtë.
I Z A I Z ← = → ZI A ZI = Zi asht Zi
Fig. 5- Rrasa nr. 7671, që i përket shekullit të 14 p.e.s., ku lexohet shprehja pellazge
←Fig. 7
Me rëndësi është të përmendim edhe mbishkrimin e quajtur Abecedari
Marsiliana, i shekullit të 7 p.e.s., ku renditet të gjitha germat
etruske/pellazge. Pellazgët dhe etruskët kanë përdorur formën
bustrofedike të shkrimit, nga e djallja dhe e majta, si më poshtë (fig.
8):
I gjithë rajoni, ku ka qenë e përhapur kultura e Vinçës, Tartaria,
Dispilios, Thesalisë, Cakranit, Maliqit, Kamnikut etj., pra rajoni i
Ballkanit dhe i Egjeut gjatë kohës së neolitit dhe kohës së bronzit ka
qenë banuar nga fiset pellazge, që përmenden në epikat e Homerit,
autorët e tjerë antikë dhe që vërtetohen edhe nga gërmimet arkeologjike.
Arkeologët italianë dhe amerikanë në akropolin e Athinës dhe vende tët
tjera në Atikë kanë zbuluar ngjashmëri veglash dhe mjetesh me
vendbanimet Sesklo dhe Dimini në Thesali, të njohura si pellazge,
(Prokopiou & Smith, 1964). Po kështu prania e pellazgëve vërtetohet
nga arkeologjia në malin Skourta në Boeoti (French 1989-1990), në
ishullin e Lemnit në Egje (Hefner E.D. 1927), në Mikenë dhe Peloponez
(Peza L. & L. 2009) etj. Herodoti dhe autorë të tjerë antikë
thonë se pellazgët autoktonë kanë banuar të gjithë rajonin e Egjeut dhe
ishujt mesdhetarë, para ardhjes së grekëve rreth shekullit të 6 p.e.s.
Mbishkrimet Dipylon (i Athinës), Cumae (i Korinthit), Kupa e
Nestorit, të datuara të shekujve 8-7 p.e.s. dhe që gjer më sot janë
mbajtur si monumentet më të lashta shkrimore të gjuhës greke, u vërtetua
se nuk kanë lidhje me këtë gjuhë. Të kësaj natyre janë edhe mbishkrimet
e lashta të Kretës, të datuar fundi i shekullit të 7 fillimi i
shekullit të 6 p.e.s. Në këto mbishkrime kemi zbuluam vetëm fjalë
pellazge/shqipe, që dëshmon se ato janë shkruar në gjuhën pellazge. Nga
ana tjetër grekët nuk përmenden as në “Iliadë” dhe “Odise” e Homerit, të
përgatitura rreth viteve 750-700 p.e.s. Kështu del që fiset greke kanë
ardhur në rajonin e Egjeut më vonë, në fillim të shekullit 6 p.e.s. dhe
dokumentet më të vjetra greke në Lemn dhe Trojë etj. ndeshen jo para
shekullit 5 p.e.s.
Zbulimi i fjalëve pellazge/shqipe “VIJ” dhe “DOR (ose bor)” në
kulturën Vinça-Tartaria-Dispilio-Maliq-Cakran, mijëvjeçari i 6 p.e.s.,
tregon se kjo është gjuha më e lashtë e shkruar në botë me abecedarin e
saj më të vjetrin në botë. Gjuha pellazge, shkrimi dhe alfabeti i saj,
përbëjnë thelbin kulturor të Qytetërimi Pellazg, qytetërimi më i lashtë
perëndimor, pjesë e të cilit janë Qytetërimi Minaik i Kretës, Qytetërimi
i Trojës, Qytetërimi i Mikenës, Qytetërimi hitit, Qytetërimi etrusk
etj. Qytetërimi Pellazg shfaqet qysh gjatë gurmesmit, rreth 12.000 vjet
p.e.s.
* Mendimet, përfundimet dhe konkludimet e shprehura këtu janë të
autorëve dhe jo domosdoshmërisht pasqyrojnë qëndrimin e “Zgjohu Shqiptar”
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.