Engel: SHBA-të në krah të Shqipërisë

-Anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Eliot Engel ka vlerësuar se me zgjedhjet e suksesshme “Shqipëria edhe njëherë ka demonstruar se është demokraci në lulëzim”.

Zoti Engel uroi Edi Ramën dhe koalicionin socialist për fitoren e tyre, duke theksuar se pret të punojë me qeverinë e ardhshme.

“Liderët politikë të Shqipërisë dhe populli, kabineti i ardhshëm i ministrave dhe anëtarët opozitarë nga i gjithë spektri politik, duhet ta dinë se Kongresi i Shteteve të Bashkuara qëndron krah për krah me Shqipërinë”, tha Engel, dhe shtoi se me këto zgjedhje, Shqipëria ka dërguar një “ mesazh të qartë te Bashkimi Evropian se është e gatshme për status të vendit kandidat”.

Engel, që është bashkëkryesues i grupit për çështjet shqiptare, thotë se shqiptarët mund të llogarisin mbështetjen e tij në rrugën e tyre historike, pasi pak vende në botë kanë lëvizur aq shpejtë sa Shqipëria, si një prej vendeve që ka vuajtur sistemin totalitar.

Në fund të deklaratës së tij, ai thekson se të gjithë shqiptarët kanë shumë arsye sot për të qenë krenarë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT