“Në Mal të Zi shqiptarët shtypen, kjo nuk është miqësi”
Sot, derisa po zhvilloheshin aktivitetet e organizuara në kuadër të Forumit të Miqësisë Kosovë – Mal i Zi, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë zhvilluar një aksion protestues përmes shpalosjes së një pankarte ku ishte shkruar “Në Mal të Zi shqiptarët shtypen. Kjo nuk është miqësi!” dhe i shpërndan të pranishmëve trakte.
“Disa minuta pas shpalosjes së pankartës dhe pas shpërndarjes së traktit, Policia në mënyrë të padrejtë arrestoi katër aktivistë të Lëvizjes të cilët po e mbanin pankartën në dorë. Aktivistët u dërguan në stacionin e Policisë së Kosovës në Graçanicë”, thuhet në një komunikatë nga Vetëvendosje.
Bëhet e ditur se të arrestuar janë Anita Shabani, Etleva Malushaj, Nora Fetoshi dhe Pajtim Demaj. VV kërkon lirimin e tyre të menjëhershëm duke i rikujtuar Policisë së Kosovës se e drejta e protestës është e garantuar nga Kushtetuta e Republikës.