Raporti i CIA-s për misionin “E premtja” në Konispol në korrik 1954

ÇASTE NGA PROCESI GJYQËSOR KUNDËR “GRUPIT TË ÇAMËVE”. TEME SEJKO DUKE IU PËRGJIGJUR AKTAKUZËS

“Misioni ‘E Premtja’ i datës 23-26 korrik 1954 në Konispol”. Kështu
titullohet dokumenti i shërbimit sekret amerikan, që publikojmë sot, në
vijim të ciklit të dokumenteve të CIA-s për Shqipërinë. Në numrin e
kaluar zbardhëm pjesën e parë të tij që bënte fjalë për parapërgatitjet
dhe fazën e parë të misionit. Dinamika e zhvillimeve, sipas planit të
zyrës operacionale, nis në mbrëmjen e 23 korrikut 1954, ku grupi i nisur
nga territori grek kaloi kufirin në orën 21 45 dhe mbërriti në afërsi
të Konispolit në orën 23:30 minuta. Pas takimit të parë me agjentët në
terren në shtëpinë e njërit prej tyre, grupi I ardhur nga jashtë i dha
agjentit kryesor 25 paund flori, 5.000 lekë, një Mauzer 7.65, dy granata
MILLS që ai do t’i përdorte në raste ekstreme, një kapsulë me helm, një
orë dore, si dhe një kuti sekrete, së bashku me mekanizmin e vet. Pjesa
në vijim e dokumentit që publikojmë sot, zbulon dinamikën e zhvillimeve
të misionit “E premtja” në mesnatën e 25 korrikut 1954 dhe në mbrëmjen e
26 korrikut 1954 dhe veprimet e dërgatës me agjentët vendorë.
Interesante në analizën që i bëhet më vonë kësaj dinamike, është
aktiviteti i gruas misterioze të agjentit kryesor, e cila tanimë e ka
zgjeruar rrethin e veprimtarisë së saj edhe përtej Konispolit, madje
deri në Tiranë. Për sa i përket asaj, nënvizon dokumenti, grupi mendon
se kjo grua ka kapacitete të jashtëzakonshme dhe ka shumë mundësi për të
qenë më superiore në krahasim me të shoqin…

RSO/RMW/brr
12 gusht 1954
KAPOK (emri i koduar i CIA-s)
Për:
3- Wash
1- Vital Docs
1 – Chrono
1-Subject
1-XO
2-OBHUNT
SEKRET
MEMORANDUM
Për: (emri i fshirë)
Nga: (emri i fshirë)
SUBJEKTI: Misioni “E Premtja” i datës Korrik 23-26.
1954
GRAFIKA E ZHVILLIMEVE
23 korrik 1954
-20:55 grupi la kuotën R 406543 dhe filloi marshimin
drejt kufirit.
21:25 Grupi u ngjit mbi telat me gjemba 1 metër të larta
dhe gjysmë metri të gjerë që janë paralel me kufirin.
23:30 Grupi kaloi rrugën e qytetit në pikën 300-500 m
në lindje të burimit, i cili qëllimisht u evitua në pikën R
410575.
2345 Grupi u ndal në këmbët e malit në një distancë
gati 500 metra nga rruga dhe pushoi për 30 minuta
24 korrik 1954
-20:30 Grupi arriti në vendin e fshehtë Nr.1 ( R 436566),
ku qëndruan gati gjithë ditën.
……………………………………………………………………………………………….

fund AIPIGEON iu dhanë 25 paund flori, 5.000 lekë, një Mauzer 7.65 dy
granata MILLS që ai do t’i përdorte në raste ekstreme, një kapsulë me
helm, një orë dore, si dhe një kuti sekrete, së bashku me mekanizmin e
vet. Një takim u la për fundjavën që vjen në orën 20:00, në Konispol, në
afërsi të qafës se Hanit. AIPIGEON, kur të afrohej, do të këndonte
këngën “O Saba, Saba”, si një sinjal që çdo gjë ishte në rregull.
1.
Gjatë takimit të parë, AIPIGEON si dhe gruaja e tij, dhe RNDOLLAR, së
bashku me AIRBRED, i cili u largua nga vendi ku kryente vëzhgimin e tij,
u ulën për të dredhur nga një cigare sipas traditës shqiptare. Të tre
fëmijët e AIPIGEON sipas zakonit të shqiptarëve ishin në fushë duke u
marrë me kopshtin apo duke ruajtur delet.
2. 25 korrik a. 01:30 Grupi
la shtëpinë dhe vazhdoi te pika Fiku i Shurit për të marrë pajisjet e
fshehura. Grupi vazhdoi për në Pikën 2, e vendosur në 200-300 metra
lartësi në verilindje të Pikës 1, në një vend të quajtur
SHESHI I PELAVE. 3. 03:00 Grupi arriti në zonën e fshehjes Numër 2,
ku
qëndroi gjatë gjithë ditës në fshehtësi të plotë. 4. 20:45 Grupi la
bazën e fshehtë Numër 2 dhe vazhdoi përgjatë pjerrësirave të Saraqinit
në juglindje, për në pikën e takimit të vendosur që një natë më parë. 5.
21:30 Grupi arriti një pikë shumë të sigurt, e cila kishte një
sheshpamje të mirë të rrugës dhe u fsheh në një gëmushë. 6. 22:10 Zërat e
fëmijëve me një tufë bagëtish u dëgjuan
dhe pas pak hijet e tre
fëmijëve që ndiqnin disa dele u panë qartësisht. Grupi qëndroi në
qetësi. Pas disa sekondash, gruaja e AIPIGEON hipi në kalë me djalin e
vogël në prehër ishte pas tyre. Ajo u dëgjua shumë qartë
nga grupi,
pasi thërriste disa herë emrin e djalit të vogël. 7. Këto thirrje u
morën si sinjal njohjeje nga grupi dhe, në fakt, më vonë doli se ata
kishin të drejtë, pasi AIPIGEON e kishte instruktuar gruan e tij që të
përdorte emrin e djalit si sinjal, pasi nuk kishte “zemër” të këndonte.
Gruaja e AIPIGEON u ndalua nga RNDOLLAR, i cili e pyeti atë e ku ishte i
shoqi, ndërkohë ajo u përgjigj se ai ishte pas tyre, gjë që u vërtetua
pak pas çastesh, pasi ai u interceptua në rrugë nga AIRBREAD. 8.
AIPIGEON e informoi grupin se ai i kishte kuptuar të gjitha
instruksionet e thëna më parë. Më pas, atij iu shpjeguan edhe mekanizmat
e operimit të kutive sekrete të komunikimit. Vendi i fshehtë u
përzgjodh prej tij në prezencën e RNDOLLAR dhe të AIRBRED, në një pikë
35-30 metra në jugperëndim të rrugës kryesore, në një distancë 3-4 metra
nga një shteg mushkash, që është paralel me rrugën. 9. Dy gurë të
mëdhenj u vendosën 35 metra nga vendi i kutisë sekrete dhe do të
shërbejnë si sinjale paralajmërimi. 10. AIPIGEON u instruktua që të
vendoste kutitë sa më shpejt që të ishte e mundur, si dhe të
kontrollonte sinjalet e vendit të fshehtë shpesh, pasi shumë shpejt do
të dërgoheshin mesazhe. Gjatë sezonit të verës, ai kalon kësaj rruge
praktikisht çdo ditë. 11. 23:00 instruksionet përfunduan dhe grupi u nis
për në Greqi, ndërsa AIPIGEON për në shtëpi. 12. 26 korrik. Për arsye
të lodhjes së madhe, grupi e humbi orientimin e vendit të kalimit të
kufirit dhe shpenzoi kohë për të gjetur rrugën e saktë. 13. 05:30 Grupi
arriti në një zonë të panjohur në territorin grek në bregdet në zonën (R
394546) 14. 05:30 Grupi raportoi në Postën Kufitare Greke të Skalës.

KOMENTE
1.
RNDOLLAR dhe AIRBRED u pyetën veçmas pasi u kthyen në Athinë.
Përgjigjet e tyre ishin të përpikta dhe përputheshin me njëra-tjetrën.
2. Të dy anëtaret e Misionit duket se kanë qenë të kujdesshëm me
procedurat e disiplinës së përdorimit të ujit të mësuara përpara
Misionit dhe duket se nuk kanë pasur probleme me etjen. Përveç një sasie
të madhe uji, që kësaj radhe ata morën me vete…(emri i fshirë), kishte
përgatitur për ta kapsula kundër etjes. Këto kapsula kanë një pudër të
padëmshme që pengon etjen. RNDOLLAR dhe AIRBRED ishin instruktuar që të
merrnin një kapsulë përpara infiltrimit në territorin shqiptar dhe një
kapsulë kur të fillonte etja. Ne besojmë se etja e madhe që kishin në
infiltrimin e parë, ishte më shumë psikologjike. Ne morëm masa që t’i
përgatisnim ata në mënyrë psikologjike për të përballuar etjen e madhe.
Ne nuk kemi ndonjë informacion mbi efektin e kapsulave apo jo, pasi ky
mision nuk ishte i ngjashëm me atë të mëparshëm, por djemtë na raportuan
që i kishin ndjekur udhëzimet dhe nuk kishin pasur probleme me etjen.
3. Grupi nuk lëvizi fare gjatë ditës dhe nuk lanë pas asnjë gjurmë
ushqimi (kësaj radhe nuk u morën me vete kuti me ushqime dhe as u pinë
cigare me përjashtim të takimit në shtëpinë e AIPIGEON sipas
instruksioneve tona) 4. Të dy anëtarët e misionit besojnë se as nuk i pa
dhe as nuk i dëgjoi njeri përgjatë misionit. 5. Gjatë organizimit të
takimeve metoda “korridor” u aplikua me sukses dhe sinjale audiovizive u
organizuan paraprakisht. RNDOLLAR i shpjegoi rëndësinë e këtyre
sinjaleve tek AIPIGEON në ditën e parë të takimit. Ne duhet të supozojmë
se AIPIGEON e kuptoi mirë arsyen e këtyre masave. Që zotëria përzgjodhi
një sinjal të vetin pa dijeninë e RNDOLLAR, me arsyetimin se nuk i
bënte zemra të këndonte dhe që ky sinjal ishte i pranueshëm për të dyja
palët, është një arsyetim, i cili shkon përtej kapacitetit logjik të
kësaj zyre për ta shpjeguar. 6. Vendtakimi i seleksionuar nga Grupi në
zonën korridor kishte mbulim, kishte fushë pamje, si dhe ishte afër
kufirit, kishte një arsye legjitime për praninë e AIPIGEON 7. Po kështu,
kjo mund të theksohet edhe për seleksionimin e vendit të kutive
sekrete. Agjentët mund të dërgohen me mesazh dhe të rikthehen brenda
ditës. 8. AIRBRED u përdor përgjatë gjithë kohës si vëzhgues, megjithatë
mundi të dëgjonte pjesë nga bisedat e instruksioneve. 9. Nuk u përdor
asnjë dritë përgjatë takimit të dytë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT