FOTOLAJM/ Plehrat në rrugën e Ksamilit, Tare: Turizmi shqiptar?!

Add caption

KSAMIL- Edhe pse ndodhemi në stinën e verës dhe numri i turistëve vendas e të huaj që zgjedhin të vizitojnë bregetin Jonian ka ardhur në rritje, ka ende disa faktorë që lënë për të dëshiruar.

Një problem tejet shqetësues mbetet ndotja e mjedisit. Në një foto të publikuar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Auron Tare, denoncon mbeturinat e hedhura në rrugë në një nga zonat më të preferuara nga turistët atë të Ksamilit.

Rrugës që të çon drejt bregdetit të Ksamilit, plehrat kanë “pushtuar” rrugën kryesore, edhe pse kazanët e mbeturinavë ndodhen pikërisht aty.

E sikur të mos mjaftonte me kaq, disa lopë ndodhen aty pranë mbeturina. Kjo pamje të lë një shije të hidhur dhe vret syrin e çdo kalimtari e sidomos të turistëve të huaj, të cilët vijnë për të vizituar Shqipërinë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT