“Graçanica po serbizohet”

Kryetari i komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviç ka thënë se, deklarimet për shqiptarizimin e Graçanicës janë përpjekje për destabilizimin e popullsisë serbe në Kosovën qendrore, transmetojnë mediat serbe.

“Deklaratat për shqiptarizimin e Graçanicës nuk kanë qenë të rastit, këto janë rrëfime të atyre që rrëfejnë tregime të mëdha qoftë nga Prishtina, apo Beogradi. Kjo ishte një përpjekje për destabilizimin e popullit serb në pjesën qendrore të Kosovës dhe kërkim të alibisë për të atyre që bartin përgjegjësi pa marrë parasysh nga cila anë vijnë”, ka thënë Stojanovië për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Stojanovië ka thënë se ndihet i kënaqur që “e vërteta gjithnjë fiton, sepse të dhënat zyrtare flasin se Graçanica po serbizohet dhe nuk po shqiptarizohet”.

Sipas një analize, siç transmeton Tanjug, statistika e regjistrave të zgjedhjeve në komunat me popullsi shumicë serbe, tregon se krahasuar me zgjedhjet parlamentare dhe komunale në 2009-ën dhe 2010-ën, numri i qytetarëve me të drejtë vote vetëm në komunën e Graçanicës është rritur për 2.251 votues, nga të cilët 2000 serbë dhe 213 shqiptarë dhe të tjerë.

Sipas Tanjugut, analiza “E-institutit” tregon se numri i qytetarëve me të drejtë vote krahasuar me vitin 2010 është shtuar edhe në komunat Shtërpce, Ranillugë, Kllokot, Partesh dhe Novo Bërdë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT