Hakmarrje shqiptare: Batare plumbash kundër grekëve (VIDEO)

Mediat greke publikojnë një video ku hapet zjarr me Kallashnikov nga disa të rinj shqiptarë, si shenjë zemërimi ndaj grekëve.

Në video shikohen qartë një numër të rinjsh të cilët kanë marrë automatikë të llojit Kallashnikov dhe hapin zjarr në mes të rrugës, në prani të disa qindra njerëzve.

Por pamjet nuk janë të këtyre ditëve, ndërsa mediat greke nuk saktësojnë kohën e saktë të filmimit.

Video që “Zgjohu Sqiptar” ju sjell, tregon pikërisht këto pamje të publikuara nga mediat greke këto ditë, ku ndërsa disa shtien me Kallash të tjerë i filmojnë me kamera dhe celularë, gjatë minutave të batareve të armëve të zjarrit.

Qitja që vazhdoi për disa minuta është konsideruar nga mediat greke si një hakmarrje e qartë shqiptare ndaj deklaratave antishqiptare të vazhdueshme vitet e fundit nga ana e partisë neonaziste Agimi i Artë.

“Mafia shqiptare i dërgoi një mesazh të qartë grekëve”, – ishte reagimi mediatik grek pas publikimit të kësaj video. Mediat greke komentojnë edhe termat sipas tyre të përdorur gjatë bataresë së plumbave “*ifsha Krisi Avgjinë, *ifsha Greqinë”, ose edhe thirrjet në anglisht “*uck Greek Nazi Hrisi Avgi”.

Sakaq, burime të ndryshme flasin se video është filmuar në Podujevë rreth dy vjet më parë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT