Haradinaj: Ta heqim logon në Veri
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se vendimi për logon e fletëvotimeve është kompetencë e KQZ-së, mirëpo ka implikime politike.
Haradinaj ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve në Veri është shumë e rëndësishme dhe për këtë mund të gëlltitën edhe kompromiset, siç është anashkalimi i çështjes së logos në fletëvotime në Veri.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se vendimi për logo në fletëvotimet në zgjedhjet në veri është kompetencë e KQZ-së, mirëpo, sipas tij, ka edhe implikime politike. Haradinaj, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve në veri është shumë e rëndësishme dhe për këtë mund të “gëlltitën” edhe kompromiset, siç është anashkalimi i çështjes së logos në fletëvotime, bwjnw tw ditur mediat kosovare.
Lideri i AAK-së, këto komente i ka bërë gjatë një konference për media, ku ka vlerësuar se nëse arrihet të mbahen zgjedhjet në veri, Kosova do të fitojë shumë dhe për këtë ka thënë se duhet të angazhohen të gjithë dhe të bëhen edhe kompromise.
“Ndjeshmëria është e lartë dhe politike. Ne e dimë se vendimi është i KQZ-së, por prapë është çështje politike. Mendojmë se në një situatë të tillë duhet të jemi më të kujdesshëm. Po bëhet fjalë për integrimin e veriut dhe për disa “gëlltitje” të disa gjërave. Por, nuk duhet të nxitojmë dhe të ulemi shumë. Shpresojmë që ta gjejmë një formë t’i mbajmë zgjedhjet. Kosova do të fitojë nëse arrijmë t’i mbajmë zgjedhjet në veri. Për këtë çështje mund edhe të bëjmë kompromis, sa i përket çështjes së logos”, ka pohuar ai.
Ndryshe, edhe në takimin që është duke u mbajtur në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë, nuk është arritur marrëveshje sa i përket përdorimit të simboleve shtetërore në fletëvotimet e KQZ-së në katër komunat në veri.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!” Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.