Kroacia feston nisjen e luftës ndaj Serbisë, protesta në Beograd
Kroacia sot ka kremtuar 18 vjetorin e fillimit të aksionit “Oluja”, i cili shënoi dhe nisjen e luftës për shkëputjen nga Jugosllavia. Kryeministri kroat Zoran Milanoviç, u shpreh se para 18 vjetësh flamuri kroat është valëvitur në kështjellën e Kninit duke simbolizuar fitoren e Kroacisë në territoret e pushtuara nga Serbia dhe serbët e Kroacisë.
“Ne jemi fitues të luftës së imponuar”, ka thënë ndër të tjera ai duke uruar të gjithë kroatët për këtë fitore.
Por ndërsa Kroacia feston, Serbia dhe zyrtarët e saj e kanë shënuar me pikëllim këtë ditë. Zyrtarë të Beogradit e të Banjallukës kanë theksuar se para 18 vjetësh janë dëbuar me dhunë nga Kroacia mbi 200 mijë persona e janë vrarë mijëra prej tyre.
“Serbia nuk do ta harrojë këtë”, ka thënë zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një manifestim fetar në Serbi kushtuar kësaj dite.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!” Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.