THUPRAT E SKËNDERBEUT

  • Nga Erion GJERGJI.
    Të gjithë e njohim legjendën e thuprave të Skënderbeut. Një e nga një ato thyeshin lehtësisht, por të gjitha sëbashku ato formonin një qëndresë fitoreje. Postulata se historia përsëritet ne trajta të ngjashme është e vertetë dhe mesazhi i legjendës bëhet jetik edhe në ditët e sotme. Thuprat e gjalla janë sot sërish midis nesh. Askush nuk ja ka arritur dhe nuk do të mund kurrë që keto thupra ti shfarrosë. Aq e vërtetë është kjo, sa që nuk gjej paralelizëm me të goditur se sa zjarri që vendosin barinjtë kullotave në verë. Ky zjarr sapo i madh të jetë, djeg vetëm barin por asnjëherë rrënjët e tij. Këto rrënjë janë burim i kësaj toke, e cila nuk rresht asnjëherë së linduri heronj. Në ditët e sotme këto thupra i kemi ta gjalla midis nesh, por mallkimi i fatit i ka shpërndarë në beteja vetmitare pavarësisht qëllimit të përbashkët, mbrojtjen dhe ruajtja e identiteit shqiptar. Një ndër to është Kreshnik Spahiu i cili ndezi zemrat nacionale shqiptare, luftoi i vetem përballë politikaneve anti kombëtarë. Thupra tjetër është Koço Danaj, babai i teorisë së Shqipërisë natyrale. Kjo teori nuk është utopi por nevojë dhe detyrim për brezat e rinj. Një thupër tjetër është Albin Kurtin, që gjysmën e atdheut në veri ja ndriti emrin me dëshmorë dhe lavdi. Një thupër tjetër është gazetari Marin Mema, i cili penën e tij e mpreh fortë sa herë që çakenjtë e jugut tentojnë të kafshojnë jugun e atdheut. Një tjetër thupër është Myslym Pashaj i cili i vetëm luftoi në detin me dallgë për ti zbrapsur tradhëtarët e kombit. Një thuper tjetër është Pëllumb Xhufi i cili nuk lodhet asnjherë së thëni të vërtetën e gjakut të shqiptarëve për paqë dhe liri. Një thupër e përbotshme është Nënë Tereza e cila, nuk do të harronte ansnjherë prejardhjen e gjakut të saj shqiptar, gjak të cilin e nderoi globalisht. Mijra thupra janë mes nesh, janë mes atyre që bëjnë histori të heshtur për kombin dhe shoqërinë tonë. Këto thupra janë arma më fortë e demokracisë sonë. Janë inspirimi për tu betuar nën flamurin e përbashkuar për Shqipërinë. Sot këmbana po bie për këto thupra për tu bashkuar nën amanetin e legjendës së Skënderbeut, e cila edhe në qoftë trillium ka një të vërtetë të madhe. Thuprat e Skënderbeut janë thuprat që sdo të mund kurrë askush ti manipulojë, ti korruptojë dhe ti përcajë. Sot kjo këmbanë po buçet fort. Kjo këmbanë është ora e Shqipërisë. Është bekimi për të shuar mallkimin e historisë. Nëse emrin kanë thupër, mbiemrin e kanë fitore…

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT