Zbulime të rëndësishme arkeologjikë në Klinë

Prishtinë, 15 gusht 213, ZSH – Gërmimet arkeologjike në fshatin Dresnik të Klinës kanë zbuluar një godinë të gjerë që mendohet se i përket periudhës romake. Ky zbulim konsiderohet si nga më të rëndësishmit që ka ndodhur për disa dekada në Kosovë në fushën e arkeologjisë.

Këto gërmime arkeologjike janë mbështetur që nga fillimi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe janë bërë nga Institutit Arkeologjik i Kosovës, kurse bartës i projektit ka qenë arkeologu Masar Valla.

Ministri Memli Krasniqi ka realizuar sot një vizitë në këtë hapësirë, për të parë nga afër gjithë punën që është bërë në gërmime, por edhe për të shprehur mbështetjen e plotë që puna të vazhdojë deri në gërmimin e gjithë hapësirës së monumentit, që vlerësohet të jetë rreth 300 metra katrorë dhe hapësirës përcjellëse rreth tij, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Sipas tij, zbulimet në këto gërmime janë mbresëlënëse. “Nga informatat që kam marrë nga ekspertët tanë, del se ky mund të jetë zbulimi më interesant që është bërë në Kosovë për disa dekada sa i përket fushës së arkeologjisë”, ka thënë Krasniqi.

Ai shtuar se MKRS do ta vazhdoj edhe në vitet e ardhshme t’i japë një prioritet meritor këtij lokaliteti dhe në bashkëpunim me institucionet përkatëse të bëhet një plan i qartë i punës dhe menaxhimit.

“Për vitin e ardhshëm, pas hulumtimeve që do të kemi, ne do të punojmë ne një plan të detajuar për të arritur në një pikë që të realizojmë një muze të hapur arkeologjik. Kjo është po ashtu edhe një punë që nxjerr në pah qytetërimin e hershëm të të parëve tanë që ka lulëzuar para shumë shekujve”, ka shtuar Krasniqi.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT