De Biasi: Futbolli shqiptar rritet mes vështirësive
Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biasi, ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të falënderuar tifozët kuqezi për mbështetjen e madhe, me gjithë humbjet e pësuara në dy ndeshjet e fundit.
“Një faleminderit madhështor për të gjitha mesazhet që jeni duke m’i dërguar, pavarësisht dy ndeshjeve të fundit. E them dhe e shkruaj menjëherë: Futbolli shqiptar po rritet! Dhe rruga e rritjes kalon edhe nëpërmjet momenteve të vështira, zhgënjimeve përvëluese dhe paraqitjeve të lëna në mes”, ka shkruar De Biasi, duke vijuar: “Është normale! Është normale, sepse të gjitha këto bëjnë pjesë në procesin e rritjes. E rëndësishme është të mos humbim, të mos hutohemi prej polemikave kalimtare të gjeneruara nga një zhgënjim momenti.”
Dy ditë më parë presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka deklaruar se rinovimi i kontratës me strategun italian është në dorën e këtij të fundit dhe ka thënë se pret një përgjigje nga De Biasi brenda këtij muaji.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.