De Biasi publikon listën e lojtarëve të ftuar
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese ndaj Sllovenisë dhe Islandës.
Në listë për herë të parë përfshihet Agon Mehmeti, sulmuesi i ekipit portugez Olhanense i cili ka luajtur më herët për ekipin U-21 të Suedisë.
Mbrojtësi i Helsinborgut, Loret Sadiku befasisht nuk është në këtë përbërje edhe pse vet lojtari kishte deklaruar se dëshiron të luajë për Shqpërinë dhe jo Suedinë.
Curri, Vajusi dhe Arapi rikthehen në formacion, teksa jashtë kanë mbetur Erion Bogdani dhe Edmond Kapllani.
Ekipi kombëtar fillon përgatitjet të hënën dhe më 6 shtator i shkon Sllovenisë, teksa pas katër ditësh pason vizita tjetër e rëndësishme në Islandë.
Lista e lojtarëve të ftuar nga De Biasi:
1. Samir Ujkani
2. Etrit Berisha
3. Orges Shehi
4. Admir Teli
5. Lorik Cana
6. Andi Lila
7. Tefik Osmani
8. Renato Arapi
9. Elseid Hysaj
10. Debatik Curri
11. Armend Dallku
12. Jurgen Gjasula
13. Ergys Kace
14. Odise Roshi
15. Migjen Basha
16. Ansi Agolli
17. Armando Vajushi
18. Ervin Bulku
19. Valdet Rama
20. Vullnet Basha
21. Amir Abrashi
22. Sabien Lilaj
23. Ahmed Januzi
24. Emilian Vila
25 Edgar Çani
26 Shkelzen
27 Hamdi Salihi
28 Agon Mehmeti
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.