Harta në selinë e re të PD-së – Kosova ende pjesë e Serbisë

Edhe pse thuajse prej 6 vjetësh ka fituar pavarësinë, Kosova për demokratët e Shqipërisë rezulton të jetë ende pjesë e Serbisë. Në mbledhjen e parë të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, në hartën në të majtë të kryetarit Lulzim Basha, Kosova nuk ekziston shtet më vete, por ende pjesë e Serbisë.

Kjo është evidentuar në posterin e vendosur mbrapa shpinës së Bashës, ku PD-ja kish menduar të vendoste arritjet më të mëdha në këtë 8-vjeçar, si liberalizimi i vizave, anëtarësimi në NATO, Rruga e Kombit, etj..

Këto detaje janë vënë re në mbledhjen që PD –ja ka bërë për herë të parë në selinë se re të PD-së, në ish- Shtëpinë e Ushtrisë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT