Janullatosi “i përkohshëm”
Nga Ilir Shallo
Proverb amerikan “Ki kujdes nga greku, që vjen me dhurata”. Pse Janullatosi është bërë bajat, ka marrë erë prej kohësh dhe duhet të zbres nga froni, që ka uzurpuar me dhelpëri? Pa u ndalur në aspektin ligjor, le të shikojmë, pse Janullatosi duhet të marrë rrugën për Athinë. Shumëkush e ka harruar, që Janullatosi pas zbarkimit, si një plak “i urtë” deklaroi solemnisht që ishte i përkohshëm dhe kishte ardhur për të rimëkëmbur Kishën tonë. Sapo të kishte bërë këtë “vepër bamirëse” do t’i linte vendin nje prelati shqiptar dhe do të shkonte në udhën e tij.
Shumë duke parë “mirësinë”, që buronte prej tij e morën për të mirëqenë këtë deklaratë. Nuk ka faj njerëzia, pasi njerëzit e Zotit nuk gënjejne apo jo? Atëhere pse po diskutojme sot, 21 vjet pas zbarkimit të tij? Janullatosi është ulur kembekryq në Kishen tonë për të mos u shkulur. Ndokush mund të mendojë se ka lajthitur dhe s’mban mend. Moshë e vjetër. Kush i njeh grekët e kupton që s’është aspak lajthitje, por është një skenar i zakonshëm anti-shqiptar grek. Grekët nuk ia falin Nolit shkëputjen e Kishës shqiptare nga ajo greke. Si ne jetën e përditshme, kur ka vakum, gjithmonë përfitojnë spekulatorët, mashtruesit dhe gangsterrët dhe ne na erdhi një i tillë (gjatë vakumit të besimit) por me fytyrë babaxhani. Greku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron. Kisha shqiptare ka qenë për atë greke vreshta ezopiane. Janullatosi, apo skilja greke, pa aguridhet dhe i lëshoi goja lëng. Kur tha jam këtu përkohësisht e kuptoi që s’do të kishte kohë të shikonte rrushtë të piqeshin dhe bëri sikur harroi atë, që premtoi. Helbete “njeri i Zotit” dhe i takon ta hajë fjalën e dhënë, megjithëse kur e kanë mbajtur grekët fjalën e dhënë?
Fakti që ai akoma ndodhet mes nesh, ështe arsye për largimin e tij. Pse? Sepse nëse akoma pas 21 vjetësh ai s’ka qenë në gjendje ta rimëkëmbë Kishën tonë, dmth që ai ka dështuar në misionin e tij. Por lepuri fle gjetiu. Ai s’ka qenë asnjëherë i përkohshëm, ajo ishte thjesht demagogji prej skileje grek. Puna e parë që bëri, ky faqezi me fytyrë babaxhani, ishte heqja e të gjitha portreteve të Nolit nga mjediset e kishës dhe mitropolisë. Dhe i vdekur i bën reaksion skiles, Noli. Pas kësaj filloi të mbledhë rreth vetes puthadorasit, që për çudi ne i paskemi me shumicë si popull.
Disa besimtarë ortodoksë na thonë që Janullatosi na duhet për të patur marrëdhënie të mira me Greqinë, duke qenë një biçim amortizatori. Le të shohim ç’bicim amortizatori na qenkërka Janullatosi: 10 Prill 1994 komandot greke, dhunojne hapësirën territoriale shqiptare dhe vrasin një oficer dhe një ushtar në Peshkëpi të Gjirokastrës. Shteti “demokratik” grek i arrestoi, i dënoi për armëmbajtje pa leje dhe më vonë i la të lire pa i hyrë gjemb në këmbë.
Ç’beri Janullatosi në këtë rast? Si Kryepeshkop i grigjës shqiptare, protestoi ai pranë qeverisë greke për të vënë drejtesinë në vend? Sigurisht që jo, se ai s’ka ardhur për këtë punë. Ai ka punëra më të mëdha, si ajo e kolonizimit të jugut.
“Revolucioni” komunist i 1997 bëhet me sponsorizimin e Greqisë. Në kuadrin e forcave të NATO-s na vijnë dhe ca pedhja grekë, helbete për të na ruajtur ne delet e Janullatosit. Na ngrihen e shkojne këto pedhja grekë në Ardenicë. Në kishën e manastirit na ishte Efraimi (kapelan ushtarak) një langua i Janullatosit. Efraimi na i uron mirëseardhjen këtyre pedhjave ne tokën e tyre!!! Na kishte qëlluar nje shqiptar në kishë dhe përçartja e Efraimit merr dhenë. Sigurisht do të mendoni që Janullatosi do t’i ketë shkulur veshin languas. Po pse do të thoni ju, bën gjë langoi pa urdhërin e të zotit? Në 1998 fillon lufta e Kosovës. Sigurisht Janullatosi si shpirt njeriu, që është do të marrë anën e shqiptarëve të vuajtur. Llaf është ai! Janullatosi nëpërmjet një tjetër langoi shpreh solidaritetin e tij me serbët. Shumë besimtarë, miopë dhe të dalldisur nga avujt dehës të fesë, na thonë që Janullatosi është këputur në mes, duke punuar natë e ditë për Kishën tonë, duke ngritur tërë këto kisha e manastire. Ato i ka ngritur por jo për Kishën tonë, por për të lënë gozhdën e Nastradinit, për kolonizimin. Grekët e sotëm si ato të djeshëm vendosin shenjën e barazisë midis të qenit ortodoks dhe të qënit grek. Nuk është sekret dhënia e pensioneve të gjithë atyre, që pretendojnë të jenë “Vorioepirotë” për të rritur artificialisht numrin e minoritarëve, të cilëve Sali Berisha pa pikën e turpit i fali tokat tona.
Meqë këtij greku na i digjka barku për shqiptarët, sa herë ka ndërhyrë për heqjen e Ligjit të Luftës, pranë qeverisë greke, pasi siç duket qeveria greke e ka shumë për zemër këtë “babaxhan”. Sa herë ka ndërhyrë ky Janullatos pranë qeverisë greke për hallexhnjtë shqiptarë që punojnë në Greqi? Sa herë ka ndërhyrë ky njeri i Zotit për zhbllokimin e pikave kufitare nga grekët? Sa projekte kishash i ka dhënë ky Kryepeshkop i “shqiptarëve” firmave projektuese shqiptare?
Po kjo skile greke nuk është këtu për të qarë apo zgjidhur hallet e shqiptarëve, por për të shtruar rrugën për hordhitë greke. Janullatosi është Kali i Trojës në Shqipëri. Ndërkohë që çirret dhe kërcen përpjetë për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, ç’ka bërë ky skile për minoritetin shqiptar në Greqi? A është ai Kryepeshkop i shqiptarëve apo i grekëve? Ndërkohë që ka hapur shkolla greke deri ne Lezhë, sa shkolla shqip ka hapur për arvanitasit autoktonë në Greqi? Zero! Për këtë problem ai mban të njëjtin qëndrim si qeveria e tij, që nuk ka minoritet arvanitas/shqiptarë, pasi ato janë grekë. Atëhere pse na i trumbetojnë si shqiptarë dy eksporte arvanitase që na i bënë peshkopë?
Ndërkohë që na ngre varre pushtuesish grekë, me kocka shqiptarësh, në truallin tonë dhe na thotë përshpirtje për ushtarë grekë, që kanë lënë kockat ne tokë të huaj, sa përshpirtje ka thënë ai për martirët e Kishës sonë masakruar nga dora e grekut? Zero!
Sa përshpirtje ka thënë për shprirtrat e grave, fëmijëve, pleqve e burrave të masakruar nga dora e grekut? Zero! Sa herë ka ndërhyrë pranë qeverisë greke për kthimin e çamëve në tokat dhe shtëpitë e tyre? Zero! Janullatosi është një vazhdues i kolonizimit të lënë përgjysëm nga Kozma Etolani dhe Dhanil Voskopojari.
Sjellja e Janullatosit nga Patriarkana nuk ishte e rastësishme. Me gjithë kundërshtimet nga pala shqiptare, na e sollën rekomande. Kur kemi parë ndonjëherë diçka të mire nga Patriarkana ne? Shumë besimtarë syleshë, që kanë gëlltitur propagandën greke na çirren si radio e prishur, duke na e ngritur lart si akademik, si dekan të Kishave Botërore dhe si poliglot. Atje më rri, tek poliglotizmi. Pse ky skile na psall greqisht në mes të Tiranës (ju kujtohet Pashka?)? Nuk di shqip ky? Di shumë mirë, por gjuha shqipe është gjuhë “barbare”, gjuhe e nëmur nga Kisha greke, gjuhë e padenjë për hirrësinë e tij. Prandaj nuk mund të bëj përshpirtje ky skile për Papa Kriston, se Papa Kristoja pati guximin të psall në gjuhën e mëmës. Ky skile gëzon brenda vetes tek psall greqisht, duke u tallur me gjakun e martirëve tanë që u helmuan, u prenë, u therrën nga grekët, për arsyen e vetme që deshin të dëgjonin fjalën e Zotit në gjuhën e tyre.
Nëse ky Janullatos na qenka ky akademik i madh, ai s’do të kishte pranuar këtë post duke ditur historinë e përgjakshme, duke ditur që Kisha greke bie era gjak ende, duke ditur që Kisha greke me Patriarkanën ishin kundërshtaret më të tërbuara ndaj Autoqefalisë së Kishës sonë. Nëse ky Janullatos është akademiku i shumëpërfolur ai do të kishte denoncuar qëndrimin e Kishës greke dhe të famëkeqit Sebastianos. Nëse është ky akademik “i madhërishëm” sic na e propagandojnë, në vend që të merret me varre fantazmash dhe lapidarë për ushtarë pushtues në tokën tonë, do të ishte interesuar të ngrinte përmendore në kujtim të shqiptarëve të therur nga grekët gjatë Luftërave Ballkanike. Por mbase ai nuk ka aq para, pasi do të duhej nje pafundësi lapidarësh për Panaritin, Hormovën, Progonatin, Nivicën, Kuçin, Bolenën, Luzatin, Bënçën, Këlcyrën, Frashërin, Kaltanjin, Sevranin, Kockën dhe lista vazhdon me 144 fshatra të shkatërruara dhe mijëra të pafajshëm të masakruar.
Nëse ky Janullatos është akademiku i shumëpërfolur ai do të kishte shenjtëruar papa Kriston dhe at Stath Melanin. Nëse ky Janullatos është akademiku i shumëpërfolur, gjëja e parë që do të kishte bërë me ardhjen e tij, do të kishte qenë të kërkuarit falje shqiptarëve për paudhësitë e bashkëatdhetarëve të tij dhe Patriarkanës. Por jo gjëja e parë që bën ky skile është fshirja e kujtimit të Nolit. E keni parë stemën e Kishës shqiptare? Kisha ORTHODHOKSE Autoqefale e Shqipërisë. Na e ka greqizuar dhe ORTODOKSE. Besimtarët trutharë të thonë se D-ja u lexoka DH në greqisht. Po këtu jemi në Shqipëri e jo ne Greqi. Hapni fjalorin shqip o trutharë dhe lini mënjanë mëndjet e mykyra! Ka qenë dhe Ivo Andriq, fitues i cmimit Nobel për letërsinë, por të qenit nobelist s’e ndaloi atë aspak për t’u marë me plane ogurzeza për shqiptarët. Të qenit akadmik nuk e bën human, por vetëm e bën Janullatosin më të rafinuar dhe me të rrezikshëm. Kisha serbe e greke, përveç shenjtëve të shumtë të përbashkët ka dhe ato kombëtar. Pse mos ketë dhe Kisha shqiptare të vetët? Sepse ato kanë qenë luftëtarët më të mëdhenj kundër Kishës greke.
Ja një analogji: Kozma Etoliani (Shën Kozmai) ishte një përhapës i helenizmit në Shqipërinë e jugut, duke bërë punën e Patriarkanës famëkeqe të Stambollit. Pasi hapi mbi 200 shkolla greke, na i la kockat në Berat.
Papa Kristo Negovani kërkonte të përçonte ungjillin shqip në popull dhe menjëherë, vritet dy ditë më vonë me sopata nga gangsterrët grekë të urdhëruar nga Kisha greke. Karavangjelis peshkop i Kosturit, duke dalë nga kisha, ku Papa Kristo kishte mbajtur meshën në shqip, tha këto fjalë fatale, “Mos të gjettë viti tjetër ndër të gjallët”.
Përse Kozmai na u shenjtëroka kurse papa Kristoja jo? Nuk mund të shenjtërohesh nëse nuk i shkon pas avazit Kishës greke. Duart e Patriarkanës dhe Kishës greke kullojnë nga gjaku i papa Kristos, at Stath Melanit, Petro Nini Luarasit, Gjerasim Qiriazit, Nuçi Naçit, Babë Dudë Karbunarës, Hamdi Ohrit, Said Hoxhës, Balil Tahirit, Sotir Ollanit, të gjithë këto të masakruar vetëm se i mësonin shqipen fëmijëve shqiptarë. Ne kemi një fjalë te urtë: Më thuaj me kë rri të të them cili je. Me kë shoqerohet Janullatosi ynë? Me anti-shqiptarin më të tërbuar, Nicholas Gage (Nikos Gaxojani). Të dy jane shumë miq dhe Gaxojani bëri dhe një artikull në një gazetë njujorkeze me titullin “Historia e Kryepeshkopit Anastas – Ne s’duhet të humbim asnjë ditë”. Artikulli fillon me “atentatin”, që na i qenkësh bërë Janullatosit, sipas vetë tregimit të tij, kur ne 1997-ën na e kishte qëlluar një snajper, por falë xhamit dopio, të dritares, na paskësh shëptuar. Jam i sigurt që “atentate” të tilla kane pësuar të gjithë shqiptarët ne 1997-ën, me vrima plumbash nëpër muret e shtëpive. Janullatosi na e krahason Shqipërinë dhe me Irakun. Janullatosi thotë që vëmendja kryesore duhet t’i kushtohet fëmijëve. E di mirë ky skile se indoktrinimi i fëmijëve është më i lehtë dhe më i dobishëm për të mbjellë farën e hidhur të helenizmit, prandaj ka hapur shkolla greke deri në Lezhë. Shqipërinë na e ngjyros me ngjyra të errta të një vendi islamik, ku ka armiqësi ndëretnike dhe fetare, ku jeta e tij është në rrezik dhe pa mbrojtje!!! Cudi si na paska mbijetuar mbi 21 vjet ky “martir” i gjallë!
Të gjithë e dimë të mirën dhe të keqen brenda nesh, nuk ka nevojë të na e thotë prifti. Nuk e bën rrasoja priftin. Mos e bën shkolla teologjike më të afërt me Zotin priftin? Nëse do të ishte e vërtetë kjo, atëhere peshkopët do të ishin të veshur thjeshtë, pa zbukurime, pa unaza me gurë të cmuar, do të ishin të thatë dhe të mpakur dhe jo rrondokopë, nuk do të kishin nevojë për shpura e salltanete. Sot shumica e atyre, që veshin rrason, janë parazitë, që bëjnë një jetesë të lehtë dhe nuk e vrasin mendjen për gjë, hanë, pijnë dhe majmen si lopë rrace. Priftërinjtë dhe hoxhët mëkatojnë më shumë se besimtarët, por atyre i lejohet se e dinë c’është e mira dhe e keqja. Prej njerëzve të tillë prisni shpëtimin o njerëz?
Nuk të bën besimtar vajtja ne kishë apo xhami, por të jetuarit me nder dhe me dashurinë për tjetrin. Në kishë e xhami shkojnë kryesisht ato, që mëkatojnë më shumë, për të “larë” mëkatet dhe për të filluar nga e para sa venë këmbën jashtë.
Filozofia e krishterë është ajo e paqes dhe e dashurisë. Ku qëndron kjo filozofi tek Kisha greke? Kjo filozofi është inekzistente, është vetëm një fasadë mbrapa së cilës fshihen djajtë. Krishti nuk predikonte nëpër faltore, por në qiell te hapët. Nëse kisha është shtëpi e Zotit, pse u dashka paguar per shërbimet në të? Nuk ishte Krishti kundër të mirave materiale? Pse Kisha dhe Patriarkana janë nga pronarët më të mëdhenj të pasurive të patundshme? Ku është filozofia e krishtere në të? Janullatosi më shumë interesohet për kufinj dhe botën e përkohëshme se sa për atë të përjetshme. Ku qendron krishtërimi tek prifti i Përmetit? Tek një ish polic, rrondokop, që kërkon me dhunë të dalë mbi ligjin. Nuk të mëson bibla bindjen ndaj ligjit? Përse nuk i bindet Janullatosi ligjit të shtetit shqiptar? Apo për të ai eshte një shtet inferior, ligjet e të cilit nuk denjon t’i zbatojë. Apo për të, të vetmet ligje të shenjta janë ato të “Megalidesë”?
Disa na çirren se nuk kemi pse e ngatërrojme fenë me politikën. Nuk jemi ne që e ngatërrojmë por është Athina, që e bën një gjë të tillë. Sa herë kollitet Janullatosi në Tiranë, kercen përpjetë Athina zyrtare sikur ka zekthin. Feja ka qenë e ngatërruar me politikën që në lindje të saj, që nga farisenjte e djeshëm deri tek Sebastianosit dhe Janullatosit e sotëm. Lexoni librin e Pedro Ramet-it “Kisha ortodokse dhe politika ne shekullin e XX-te” dhe do shikoni sa thellë është e ndërthurur ortodoksia me politikën. Dua të ilustroj ç’është kisha me një thënie të publicistit amerikan H.L. Mencken: “Kisha është një vend, ku disa zotërinj, që s’kanë qenë asnjëherë në Parajsë, i shesin mend për të disa njerëzve, që s’kanë për të shkuar asnjëhere atje” Kishat dhe xhamitë jane kthyer në fole grerash, që nxisin urrejtjen dhe ndasitë. Politika e përbashkët Portë-Patriarkanë është ringjallur sërish. Besimtarët i ngjajnë atyre tifozëve fanatikë, që zihen e therren me njëri-tjetrin për skuadrat e tyre. Lini mënjanë zellin fetar dhe shikoni lidhjen e gjakut, lërini kishat dhe xhamitë, Janullatosit e Krasniqët dhe kushtojini vëmendje kombit.
Kishat dhe xhamitë janë korporata. Si korporatat, që kanë nevojë për konsumatorë dhe ato kanë nevojë për besimtarë që të qëndrojnë në këmbë dhe të majmen në kurrizin tuaj. Zoti është tek gjithkush, shpirti është dhuratë e tij. Ne kemi brenda vetes të mirën dhe të keqen dhe dimë t’i dallojmë. Nuk kemi nevojë të na “udhëheqin” rrasot dhe xhybet. Një anektodë e indianëve të Amerikës na mëson: Një indian i vjetër nga fisi Çeroki pranë zjarrit, i tregon të nipit për një betejë, që ndodh brenda nesh. Djali im, beteja zhvillohet mes dy ujqërve, brenda nesh. Një është i lig: është zemërimi, cmira, xhelozia, makutëria, arroganca, inferioriteti, gënjeshtra, superioriteti dhe egoizmi. Tjetri është i mirë: është gëzimi, paqja, dashuria, shpresa, qetësia, kokultësia, bujaria, ndershmëria, e vërteta dhe besimi.
Nipi u mendua dhe e pyeti të gjyshin: Kush ujk fiton?
Çeroki i vjetër iu përgjigj: Ai të cilin ti ushqen. Pra ashtu sic na mëson filozofia e krishterë që: Nuk ndotesh nga ajo, që fut në gojë, por nga ajo, që nxjerr nga goja, jetoni duke u udhehequr nga e mira dhe ushqeni “ujkun” e mirë dhe nuk ka nevojë për të vajtur si kope e verbër mbrapa rrasove dhe xhybeve. Zoti është kudo dhe nuk është nevoja të shkosh nëpër strofkat e nepërkave, që vetëm shtëpi Zoti nuk janë.
Kur analizon luftën e egër të Patriarkanës dhe Kishës greke ndaj Autoqefalisë së Kishës sonë, kur lexon mallkimet e Kryepeshkop Fillaretit (1892) kunder gjuhës shqipe dhe përhapësve të saj, kur lexon për bekimet e hanxharëve, që kullonin gjak shqiptari, të andartëve grekë, nga ish-Mitropolit Veqili në Përmet (1913), kur shikon shoqërinë me partizanin e flaktë te Vorio-Epirit, Gaxojanin atëhere nuk të duket më si një lapsus i pafajshëm psallja e Kryepeshkopit të “shqiptarëve” në greqisht. Nuk është padashje dhe e rastësishme, por e qëllimshme dhe e llogaritur.
Letra e Mithat Frashërit ne 1925, drejtuar Kostë Çekrezit, ku e quan çështjen e Kishës Autoqefale, si çështje kombëtare:” Ç’punë kanë bajlozët e huaj (grekët) në një cështje kombëtare shqiptare?” Tingëllon aktuale dhe sot mbas pothuaj nëntëdhjetë vjetësh. Po e mbyll me mallkimin e Fillaretit, Kryepeshkopi i Kosturit, me 20 shator 1892, që mos harrojmë kush është greku (qeveria) në përgjithësi dhe Kisha greke në vecanti, për ne shqiptarët. Mallkim drejtuar Petro Nini Luarasit dhe të gjithë atyre që do të guxonin ta përhapnin këtë gjuhë:“I mallkuari dhe i shkishëruari Petro Luarasi , në bashkëpunim me propagandën protestante e masone, ka shkuar në fshatra të ndryshme të rrethit të Kolonjës, duke u premtuar emërimin e mësuesve shqiptarë për mësimin e shqipes, një gjuhë e cila nuk ekziston…Ata përhapin Dhiatën e Re, emisarë dhe libra të tjerë që janë kundër fesë sonë të shenjtë dhe që nëna jonë, Kisha e madhe e Krishtit, ka kohë që i ka shkishëruar dhe djegur në turrën e druve… Shpallim se kushdo që ndikohet nga i mallkuari Petro Luarasi dhe shokët e tij, ose pranon mësues shqiptarë, do të shkishërohet nga i madhi Zot, do të marrë mallkimin e etërve të kishës, do ta zerë lebra e Gehazit dhe trupi i tij do të mbetet i patretur dhe do të përdhoset pas vdekjes…“
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.