Januzaj mund të refuzojë Botërorin për t’u veshur kuqezi
Edhe pse Federata Belge e Futbollit po bën përpjekje të mëdha për ta bërë talentin e Manchester United-it, Januzajn pjesë të përfaqësueses së saj, ky i fundit nuk po i përgjigjet pozitivisht këtyre përpjekjeve.
Përfaqësuesit e Januzajt ia kanë bërë të qartë belgëve që 18-vjeçari nuk është aspak gati që të marrë përgjegjësitë për të veshur fanellën e përfaqësueses belge.
Por mediat britanike raportojnë se familja e Januzajt dhe miqtë e tij po e shtyjnë talentin që të zgjedhë përfaqësuesen e Shqipërisë.
Januzaj, i cili e bëri debutimin me Manchester United-in këtë sezon ndaj Crystal Palace, ka mundësi që të zgjedhë mes katër skuadrave përfaqësuese për shkak të origjinës që ka.
Ai ka lindur në Belgjikë nga prindër kosovarë. Por për shkak të paraardhësve të tij, ai mund të luajë edhe për Serbinë apo Turqinë.
Ndërkohë, FIFA nuk e ka njohur ende Kosovën, ndaj ai nuk mund të luajë dot për këtë ekip kombëtar. Gjithsesi, shanset janë që ai ti bashkohet kontingjentit kosovar që luajnë për përfaqësuesen e Shqipërisë.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.