“Januzaj, ti ke gjak shqiptari”
Vazhdon presioni shqiptar mbi talentin e Manchester Unitedit, Adnan Januzaj që të zgjedh Kombëtaren e Shqipërisë.
18 vjeçari, i cili ditë më parë debutoi në Premier Ligën angleze, akoma nuk ka vendosur se për cilën përfaqësues të luajë.
Taboidi “Daily Star” shkruan se talenti shqiptar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, ka marrë mesazhe nga shqiptarët nacionalistë në rrjetet sociale që të luajë për Kombëtaren e tyre.
“18-vjeçari ka të drejtë ta përfaqësojë Belgjikën, Shqipërinë, Serbinë dhe Turqinë për shkak të prejardhjes së tij të përzier. Ai deri më tash ka refuzuar ftesat nga Federata belge e futbollit, ndërsa tani nacionalistët shqiptarë po përpiqen ta bindin përmes rrjeteve sociale”, shkruan ky tabloid.
“Daily Star” përmend një postin të nacionalistëve shqiptar në Facebook në të cilën thuhet: “Ti ke gjak shqiptari, mos harro”.
Në një postim tjetër ia përkujton Januzajt heroin kombëtar, Skënderbeun, i cili luftoi kundër turqve për çlirimin e trojeve shqiptare.
“Daily Star” shkruan se Januzaj duhet të vendosë nëse do të luajë për Belgjikën në Kampionatin Botëror “Brazili 2014” ose të rrezikojë që të mos marrë pjesë kurrë në një turne të madh duke e përfaqësuar Shqipërinë.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.