“Mbledhja e nëntorit e dy qeverive, në Prizren”
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se mbledhja e nëntorit e dy qeverive, asaj të Tiranës dhe asaj të Prishtinës do të zhvillohet në Prizren.
Në një fjalim të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, i cili ka organizuar një seancë solemne me rastin e vizitës së kreut të ri të Qeverisë shqiptare në Prishtinë, Rama theksoi se në mbledhjen e Prizrenit do të diskutohen projekte të hapësirës shqiptare ka kufij.
“Do të diskutojme praktikën e bashkëqeverisjes strategjike përmes mbledhjeve që do të mbahen të paktën një herë në 6 muaj. Do të zhvillojmë bashkëpunimin strategjik në shumë plane, aq më tepër kur Kosova gjendet në një stad të ri si shtet”, tha Rama.
Njoftimin për zhvillimin e mbledhjes së përbashkët të qeverive, Rama e dha fillimisht në një konferencë për media me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, pas një takimi që pati me këtë të fundit.
Kryeministri Rama theksoi se në rajon është hapur një epokë e re dhe gjithçka do të shkruhet në histori varet nga qeveritë aktuale.
Nga ana e tij Thaçi u shpreh se në Prishtinë ekziston besimi i plotë për kontributin e Shqipërisë sa i takon njohjeve të reja, ndërsa vlerësoi se bashkëpunimi në të ardhmen mes dy vendeve është i sigurt.
Rama do të pritet edhe nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Kuvendi i Kosovës do te organizoje nje seance solemne, ku deputetëve të Kosovës do t’u drejtohet Kryeministri i ri i Shqipërisë.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.