Pjesa e parë, Islandë-Shqipëri 1-1
Me rezultat të barabartë 1-1, është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Islandës dhe Shqipërisë, takim ky që po luhet në Rekjavik, në kuadër të kualifikim për Botërorin 2014.
Kuqezinjtë ishin të parët që në minutën e 9-të kaluan në epërsi me një gol të bukur të Valdet Ramës, kurse nikoqirët katër minuta më vonë barazuan rezultatin në 1-1 me golin e Birkir Bjarnason.
Ekipi shqiptar është duke zhvilluar një ndeshje mesatare, ndonëse është pritur më shumë nga ta, sepse kjo sfidë për ekipin shqiptar është vendimtare për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e dytë në Grupin E, pozite kjo që çon në ndeshjen e barazhit. Pas pak nis pjesa e dytë.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.