Serbia me slogan për zgjedhjet e Kosovës: Votoni për Serbinë
Prishtinë 11 Shtator 2013 ZSH – Qeveria e Serbisë ka dalë me sloganin “Votoni për Serbinë” për zgjedhjet e nëntorit të Republikës së Kosovës. Kjo është mënyra që qeveria serbe do të ftojë serbët për të dalë në zgjedhjet lokale.
Kjo është mënyra që qeveria serbe do t’i bind radikalët në veri të Kosovës që I refuzojnë këto zgjedhje.
Ky slogan madje nuk është diskutuar vetëm brenda Serbisë por edhe në tavolinë ku ka qenë edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Kjo pasi, slogani është zbuluar të dielën në takimin e delegacioneve nga Kosova e Serbia në kuadër të dialogut. Sipas arsyeve që ka dhënë Beogradi derisa ka prezantuar këtë slogan është se subjekti i përbashkët politik i serbëve duhet të certifikohet në KQZ me emrin aktual “Iniciativa e qytetarëve Serbia”.
Qeveria e Kosovës ndërkaq ka biseduar në takim me Serbinë edhe për stemën e Republikës dhe si rrjedhojë zgjedhjet do të mbahen pa stemë të Republikës së Kosovës në fletëvotime.
Data e zgjedhjeve poashtu është caktuar vetëm pasi datën 3 nëntor e ka përmendur kryeministri i Serbisë Ivica Daciç në Bruksel, gjatë takimeve me kryeministrin Thaci
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.