Tifozat Kuq e Zi: Të rinovohet kontrata me De Biazin

Dëshirojmë që me këtë letër, të tregojmë që Tifozat Kuq e Zi gjatë gjithë këtij rrugëtimi bashkë me Kombëtaren kemi qenë nëpër të gjitha ndeshjet, qoftë brenda ose jashtë atdheut.

“Ne ja kemi dhënë besën Kombëtares që do ta përkrahim në fitore e humbje, në ditë të mira e të këqija dhe kështu do të veprojmë gjithnjë, derisa të ekzistoj emir Shqipëri. Humbjet dhembin madje shumë për secilin prej nesh, por asnjëherë nuk na lëkundin besimin dhe dashurinë për Kombëtaren. Pavarësisht kësaj, Tifozat Kuq e Zi i bëjnë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit që të rinovoj kontratën me trajnerin Xhani De Biazi, sepse ne besojmë në projektin e tij”, apelojnë Tifozat Kuq e Zi.

Ata theksuan se janë dëshmitarë të renditjes rekorde të FIFA-s dhe të afrimit të talentëvë në numër po ashtu tejet të madh (rreth 40), çka na bënë se projekti De Biazi është për periudhë afatgjate, dhe Tifozat Kuq e Zi e përkrahin vazhdimin e projektit të trajnerit, duke i dhënë mbështetje morale.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT