Kosovë, shpërthim në TEC-in e KEK-ut (FOTO/VIDEO)
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur paraditen e së premtes në termocentralin “Kosova A” në Obiliq, ku dyshohet për të paktën tre të vdekur.
Shpërthimi është konfirmuar për Telegrafin nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ndërsa Drejtori i Shërbimeve i Koorporatës Energjitike të Kosovës, Edmond Nulleshi saktësoi se shpërthimi ka ndodhur në repartin e elektrolizës.
Flitet për të paktën tre presona të vdekur dhe disa të plagosur, por ende nuk ka njoftime zyrtare. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur grupet e emergjencave dhe policia e Kosovës.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është ndjerë në disa kilometra larg, deri në disa zona të Prishtinës.