Doda interpelancë me Bushatin për Kumanovën: Zbatimi i ‘Ohrit’, kusht për bashkëjetesën ndëretnike
Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda ka thirrur në interpelancë ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati lidhur me ngjarjet e ndodhura në Kumanovë dy javë më parë. Në fjalën e saj, Doda e cilësoi ngjarjen e Kumanovës si mjaft të rëndë, që na prek edhe neve në Shqipëri, por që edhe sot e kësaj dite sipas saj, nuk i dimë ende shkaqet e përplasjes në lagjen e shqiptarëve në Kumanovë, që solli 23 të vrarë.
Ministri Bushati e ka cilësuar ngjarjen pasojë e krizës së brendshme politike në vend dhe se forcat qeveritare në Shkup duhet të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit si kushte për bashkëjetesën ndëretnike në atë vend.