“Kush nuk flet shqip, largohet nga ekipi” (VIDEO)
Shqipëria po përjeton një moment të artë në futboll. Kuqezinjtë tanë na kanë krenuar me Kombëtaren e parë, duke na dërguar në Francë, por në vitet e fundit sinjale të mira ka pasur edhe te moshat që kanë arritur deri në fazën e “Elite Raunde”.
Sot, kuqezinjtë e vegjël U19 kanë fluturuar drejt Tbilisit të Gjeorgjisë së largët, ku deri më 17 nëntor, ata do të zhvillojnë ndeshjet eliminatore të grupit të 8të për kampionatin europian të kësaj moshe.
Në këtë fushatë eliminatore përballë kuqezinjve tanë U19 janë skuadra të forta, si Austria, Uellsi dhe Gjerogjia vendase. E gjithë vëmendja është te sfida hapëse, më 12 nëntor ndaj Austrisë, që është dhe pretendenti kryesor në grup.
Arjan Bellai, tani në rolin e trajnerit të kuqezinjve të rinj, jashtë anës sportive rrëfen edhe një “sekret” të punës së tij, si shumë të rëndësishme për formonin e futbollistëve të tij.
“Duke patur futbollistë nga shtetet e tjera, i kam ndaluar rreptësisht të flasin gjuhë të huaj. I kam thënë nëse dëgjoj dikë që flet në gjuhë të huaj, ikën nga ekipi. Këtu përfaqësojmë shqiponjën dhe asnjë tjetër”.
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = “//connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v2.3”; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));