Tekstet shkollore në Maqedoni, plot gabime dhe përmbajtje ofenduese ndaj shqiptarëve
Tekstet shkollore në Maqedoni vijojnë të kenë gabime shkencore dhe përmbajtje ofenduese për shqiptarët.
Nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni thonë se për këtë çështje kanë reaguar që në vitin 2012, kur dikasterin e Arsimit e udhëhiqte Pançe Kralev.
Kreu i LASH-it dhe anëtar i komisionit nacional për tekstet shkollore, Nuhi Dardhishta, tha për “Alsat M” se, shumica e gabimeve janë në përkthim dhe kjo për faktin se shtëpitë botuese zgjedhin përkthyes jo shumë profesionistë, të cilët i paguajnë më lirë.
Dardhishta thotë se ministria e ka shtyrë me dy vite afatin e përdorimit të teksteve, duke lënë në fuqi tekste shkollore me gabime.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se komisionet janë duke punuar për analizimin e këtyre teksteve shkollore. “Grupi i punës është duke punuar në analizën e teksteve shkollore dhe në bazë të asaj analize dhe konkluzioneve do të ndërmerren edhe hapa të mëtejshëm për plotësimin e ligjit për tekste shkollore dhe tërheqjen eventuale të ndonjë teksti shkollor, por gjithmonë duke pasur parasysh që nxënësit dhe procesi edukativo-arsimor të mos pengohen nga cilido hap që do të ndërmerret”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Librat që kanë gabime të shumta dhe skandaloze janë ato të lëndëve të gjeografisë, shoqërisë, historisë dhe muzikës. Tekstet në fjalë përmbajnë fyerje dhe pasaktësi kundrejt shqiptarëve.
Macedonian textbooks continue to have scientific errors and defamatory Albanians.
Teachers from the League of Albanians in Macedonia say on this issue have responded that in 2012, when the ministry of Education Kralev lead.
The head of ADL’s and member of the National Commission for textbooks, Nuh Dardhishta told “Alsat M”, the majority of errors in translation and that the fact that publishing houses choose interpreters not professionals, who pay cheaper .
Dardhishta says the ministry has extended by two years the period of use of texts, leaving in force textbooks with mistakes.
The Ministry of Education and Science said that committees are working on the analysis of these textbooks. “The task force is working on the analysis of textbooks and based on that analysis and conclusions will be taken further steps for the fulfillment of the law on textbooks and eventual withdrawal of any textbook, but always bearing in mind that students and the educational process is not hampered by any step will be taken “, report by the Ministry of Education and Science.
Books that have numerous and egregious errors are the subject of geography, society, history and music. The texts in question contain insults and inaccuracies against Albanians.