Edhe Ziadin Sela në mesin e të lënduarve, nuk dihet ende gjendja e tij
I lënduar pas përleshjes mes deputetëve dhe protestuesve është edhe lideri i LR PDSH-së, Ziadin Sela, njofton Televizioni24, përcjell agjencia INA. Në rrjetet sociale po qarkulon një foto ku Sela duket i përgjakur.
Përpos tij i lënduar është edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, Damjan Mançevski.