Bregu kundër bojkotit: Mosbindja civile nuk e bën PD më të madhe
Ndërsa sot përfundon afati për regjistrimin e PD në zgjedhje, Lulzim Basha ka thirrur në mbledhje kryesinë dhe grupin Parlamentar të PD, për të diskutuar për protestën e 13 majit, ku ka hasur edhe në zërat kundër mospjesëmarrjes në zgjedhje.
Majlinda Bregu, e cila edhe më herët e ka kritikuar qëndrimin e lidershipit të PD, për të mos u regjistruar për në zgjedhjet e 18 qershorit ka shprehur sërish qëndrimin e saj pak orë nga përfundimi i afatit zyrtar.
“Nuk e gjej me vend mospjesëmarrjen në zgjedhje. Zgjedhjet që nuk zhvillohen, si ato në Kavajë, nuk duhet të konsiderohen fitore. Mosbindja civile nuk e bën PD më të madhe. Është halli i demokratëve që nuk do të ndihen të përfaqësuar në Parlamentin e ardhshëm. Detyra e çdo demokrati është tani rindërtimi i PD-së. Nuk mund t’i lëmë shqiptarët në një klimë tensioni”, ka deklaruar Majlinda Bregu para mbledhjes së kryesisë dhe grupit Parlamentar të PD.