Vritet me 6 plumba kreu i komunës së Bogovinës ne Maqedoni, Hazbi Idrizi
Kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, është qëlluar për vdekje pas një zënke verbale e cila më pas është përshkallëzuar deri në nxjerrjen e armës.
Lajmi për vdekjen e zyrtarit shqiptar u konfirmua nga burime pranë spitalit të Tetovës. Sipas televizionit Alsat, autori i vrasjes është një ish i punësuar i komunës, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.
Raportet në mediat vendase tregojne se Idrizi është qëlluar me 6 plumba nga një bashkëfshatar i tij dhe se një person tjetër ka mbetur i plagosur, por nuk dihet me saktësi nëse i lenduari i dytë është vetë agresori. Për momentin, nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi shkaqet e ngjarjes së rëndë.