Televizioni Zviceran: Ka marrë fund koha komandantëve, Kosova ka nevojë për Vetëvendosje

Ish rebelët festuan, megjithatë Kosova është futur në një kohë të re, thotë njohësi i Ballkanit, Walter Müller për televizionin zviceran “SRF”.

Në pyetjen se pse fituan ish komandantët e UÇK ai u përgjigj: “Së pari, për shkak se tre udhëheqësit u futën në zgjedhje në një koalicion të përbashkët. Kjo i shpëtoi, sepse statusi i heronjve të pasluftës është venitur. E dyta, sepse votueset dhe votuesit janë të varur me këto parti. PDK e presidentit Hashim Thaçi është prej kohësh në qeveri dhe e ka kapur shtetin e vogël. Shteti është punëdhënësi kryesor, ndërsa libreza partiake është vendimtare. Presioni është i madh për të votuar partitë qeveritare ose koalicionit.”

Në lidhje me Vetëvendosjen që gjuante gazlotsjellës në parlament, ai thekson se kjo së paku nuk e ka dëmtuar në politikën e brendshme. “Dyfishimi i votave të partisë së majtë dhe të re Vetëvendosja, tregon se në fakt kjo është fituesja e zgjedhjeve. Koka e kësaj partie, Albin Kurti, ka konceptin e socialdemokratit, por duhet ta qartësojë deklaratën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.”

Zgjedhjet mjaft të rëndësishme

Sipas ekspertit, këto zgjedhje kanë qenë mjaft të rëndësishme se deri dje Kosova ka qenë nën diktatit e stabilitetit dhe burrave të fortë, ndërsa tani sipas gjitha gjasave politika do jetë më e hapur. “Shteti i ri është futur në një fazë tjetër zhvillimi – më pak dominim ndërkombëtar dhe heronj lufte, më shumë Vetëvendosje dhe demokraci. Por kjo në vetvete përmban edhe më shumë rrezik, më shumë kontradikta dhe më shumë konflikte.”

Në fund, njohësi ballkanik theksoi se me bekimin e SHBA dhe BE, shpesh në emër të stabilitetit është viktimizuar shteti ligjor. “Por Komuniteti Ndërkombëtar duhet ta dijë se kjo fazë shkon drejt fundit. Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të tregojë se më e rëndësishme është krijimi i shtetit funksional sesa mbushja e xhepave të tyre.”/MekuliPress

Back to top button
LAJMET E FUNDIT