Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, probleme në Vlorë e Gjirokastër
Rëndohet situata në të gjithë vendin nga reshjet e dendura të shiut.Situata më problematike paraqitet në Tiranë, Gjirokastër dhe në qarkun e Vlorës.Në kryeqytet pasditen e sotme është bllokuar autostrada Tiranë-Durrës si pasojë e nivelit të ujit që ka arritur mbi 0,75 metra.Policia deklaron se “në autostradën Tiranë -Durrës, përballë karburant Kastratit është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra. Policia Rrugore ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin.Policia Rrugore ka dërguar përforcime me patrulla shtesë. Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit. Të telefonojnë në numrin 112 dhe shërbimet e Policisë rrugore dhe ato të rendit do tju vijnë në ndihmë menjëherë”.Nderkohe, pjesa e poshtme e qytetit të Gjirokastrës, gjatë orëve të pasdites së sotme, është përmbytur nga ujërat e shumta si pasojë e reshjeve që kanë rënë gjatë gjithë ditës pa pushim.Për gati 45 minuta, është paralizuar lëvizja e automjeteve në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, përballë varrezave të qytetit, në kufi me Lazaratin. Përroi i u tejfry duke dalë nga shtrati i tij e duke bllokuar edhe rrugën.Për rrjedhojë, me dhjetëra automjete që qarkullonin në të dy anët e rrugës, u bllokuan deri në ndërhyrjen e fadromave të Ndërmarrjes Rajonale të Rrugëve për të sistemuar inertet që sillte përroi.