Shtatë pjesëtarë të Grupit të Kumanovës dënohen me dënim të përjetshëm, ja emrat!
Gjykata e Shkupit sapo ka shpallur aktvendimet për të akuzuarit e “Lagjes së trimave”. Nga vendimi i gjyqit, madje rezulton se 7 prej të akuzuarit janë dënuar me burg të përjetshëm, ndërsa katër prej tyre janë shpallur të pafajshëm, ndërsa 33 tjerë janë me dënime të larta.
Gjykata penale ka vendosur që t’i dënoj me 746 vite burg të akuzuarit për rastin e Kumanovës.
- Andi Krasniqi, burg i përjetshëm
- Dem Shehu burg i përjetshëm
- Qenan Hiseini 20 vjet
- Fadil Fejzullahu, burg i përjetshëm
- Irfan Lutfiu 14 vjet
- Fadil Elshani 20 vjet
- Esat Kafegjolli 40 vjet
- Adrian Bujari 40 vjet
- Shefqet Hallaqi 40 vjet