Daçiç bombardimin e NATO-s e quan ‘krim kundër serbëve’, harron gjenocidin në Bosnjë dhe Kosovë
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç ka deklaruar se bombardimi i Serbisë në vitin 1999 ishte krim kundër popullit serb.Gjatë një vizite në Kopaonik, ai ka bërë fajtor Havier Solanën, meqë, sipas tij, bombardimi i Serbisë është bazuar në informacione të rrejshme për masakrën e Reçakut në Kosovë, njofton agjencia e lajmeve Tanjug.“Këta janë kriminelët e luftës, nuk kam frikë ta them këtë edhe në Uashington, unë jam ministër i Punëve të Jashtme dhe është përgjegjësi e imja të mbroj interesat e Serbisë”, ka thënë Daçiç, përcjell Konica.al.Ai ka shtuar se nuk është lehtë të mbrohet Serbia sot, për shkak se ‘ne kemi kundërshtarë të fortë’.“Nuk po luftojmë me Prishtinën që dëshiron të na rrëmbejë Kosovën, po luftoj kundër sulmeve dhe forcave shumë më të fuqishme që kanë marrë pjesë në shpërbërjen e RSFJ-së”, ka theksuar Daçiç.Më tej, ministri i Jashtëm serb ka përkujtuar se në Kroaci jetonin 380 mijë serbë, kurse sot vetëm 160 mijë, kurse në Sarajevë ishin 150 mijë serbë, ndërsa sot janë më pak se dhjetë mijë.Ai ka shtuar se edhe në Prishtinë jetonin 40 mijë serbë, kurse sot kanë mbetur vetëm disa qindra.Sipas tij, ‘spastrimi etnik dhe gjenocidi është kryer kundër serbëve, dhe për këtë arsye ne duhet të vazhdojmë të përhapim të vërtetën për vendin dhe popullin tonë’./ZgjohuShqiptar.info