Daçiç “peng” i Rusisë: Ajo nuk do të lejojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq mbrëmë deklaroi se në Maqedoni mbisundon mendimi se Serbia punon kundër këtij shteti pa dallim që kjo është përgënjeshtruar disa herë.
“Na paralajmërojnë nga BE-ja sepse e shfrytëzojmë termin Republika e Maqedonisë. Kemi probleme në negociatat me BE… Thonë – duhet IRJM. Na godasin në kokë që e njohim Maqedoninë nën emrin e saj kushtetues. Grekët zemërohen, BE-ja zemërohet, ndërsa Maqedonia voton për Kosovën në UNESCO. Dëshironi të jemi miq? Do të jemi, por kjo duhet të jetë e ndërsjelltë”, theksoi Daçiq në një intervistë për televizionin Heli.Në intervistën, pjesët e së cilës i transmetoi Tanjug, ai thotë se “vetëm njeriu i verbër mund të besojë” se është vendosur pikë në problemet e Ballkanit.Konfliktet rajonale do të zgjasin derisa zgjasin edhe shkaqet për këto probleme – nëse të gjitha problemet i vendosni nën qilim do të pengoheni pre tyre”, deklaroi Daçiq.“Vallë janë larguar problemet për shkak të cilave filluan luftërat në Ballkan – jo nuk janë. Kjo është vetëm intermexo mes të cilave disa përleshje të reja jo për shkak serbëve, por për shkak çështje të pazgjidhura në Ballkan. Nëse forcat e mëdha këtë nuk e kuptojnë këtë, ata bëjnë probleme, do të sillemi në rreth”, theksoi ai.Duke folur për presionet e forcova të mëdha të shteteve të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, Daçiq drejtpërdrejtë i theksoi SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën.