Ekipet e shpëtimit nga Kosova i shkojnë në ndihmë Shqipërisë
Republika Shqipërisë po ballafaqohet me një situatë emergjente për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat të pandërprerë dhe sipas parashikimeve të tyre situata sa vjen e përkeqësohet.Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, Drejtoria e Emergjencave Civile të Republikës së Shqipërisë, ka kërkuar ndihmë nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, për mbështetje në operacionet e shpëtimit me pesë (5) ekipe të shpëtimit dhe tre (3) ekspert për vlerësimin e situatës.Drejtori i Përgjithshëm i AME-së, me miratimin paraprak të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka vendosur që nesër, 2 dhjetor në ora 6:00, ekipet në fjalë të nisen për në Shqipëri.Ekipet janë të përbëra prej 34 pjesëtarëve të përzgjedhur nga Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të pajisur me mjetet përkatëse për zhvillimin e operacioneve të shpëtimit në ujëra sipërfaqësor dhe kjo natyrisht pa e dëmtuar kapacitetin tonë reagues brenda vendit.