Ja si festohej Çlirimi i Shqipërisë, më 28 Nëntor 1945! (FOTO/VIDEO)
Politika dhe historianët në Shqipëri janë të ndarë për sa i përket datës së Çlirimit të Shqipërisë. Disa thonë se u festua në 28 nëntor 1944, e të tjerë e thonë për 29 nëntor. Edhe këtë herë, si përvit u debatua, ndonëse me tone më të ulura, mbi datën kur iku gjermani i fundit. Dritare.net po ju sjell një video të rrallë, marrë nga British Universities Film&Video Council.Në kategorinë War Pictorial News, e cila tregon filmime të bëra gjatë periudhës 1940- 1945, nga vende të ndryshme të botës që festonin ditën e Çlirimit nga nazifashistët, është edhe ky fragment i rrallë dhe i rëndësishëm për dokumentimin e historisë sonë.

