Jugonostalgjia/ Shokon Enver Pertovci: “Dikur në Beograd jetohej bukur, sot Kosova është një diktaturë”
Aktori kosovar Enver Petrovci, ka shokuar shumëkënd me një intervistë të dhënë për gazetën bulevardeske të Beogradit “Kurir”. Ai nuk ka pasur frikë të thotë shumë gjëra që njerzit në moshën e tij i përshpërisin nën zë në Prishtinë. Si psh, se dikur në Beograd është ndierë shumë më i lirë sesa sot në vendlindjen e tij ë cilin e quan një diktaturë: “Jetojmë në diktaturë. S’ke siguri nëse flet diçka kundër pushtetit. Menjëherë gjendesh në listën e zezë, s’ke punë. Thjesht, nuk ekziston”.Petrovci ka folur me nostalgji për ish-Jugosllavinë dhe me admirim për liderin e saj Josif Broz Titon “i cili arrit të ndërtonte një shtet serioz”. Ai ka thënë se Europa e sotme po kopjon modelin titist ku jetonin të lumtura në bashkëjetesë edhe muslimanët edhe katolikët edhe ortodoksët dhe kohën kur ai punonte aktor teatri dhe filmi në Beograd.
