Limaj: Demarkacioni, Ushtria dhe marrëdhëniet me Serbinë marrin fund pas vitit të ri
Limaj ka thënë se dinamika e punës vetëm sa do të shtohet në vitin e ardhshëm.
Ai ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm do t’i ipet epilog temave të mëdha dhe atë me konsensus sa më të gjërë.“Nga viti i ardhshëm, demarkacioni dhe marrëdhëniet me Serbinë, dhe ushtria e Kosovës do të marrin një zgjidhje problemi. Do t’i japim këtyre temave dhe do të synojmë që të arrijmë konsensus sa më të gjere. Në tema të mëdha nuk e marrim flamurin vet por vendit i duhet konsensusi”, ka thënë Limaj në Tribuna Channel.