Miqësia Rama-Vuçiç, Majko kritika kryeministrit: Nuk jam optimist. Marrëdhënia shtetërore nuk është personale
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko nuk shprehet optimist për marrëdhënien e afërt të kryeministrit Edi Rama me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Majko ka deklaruar se marrëdhëniet shtetërore nuk mund të jenë personale, ndërsa theksoi se Serbia po luan shahun e saj.“Nuk kam asnjë opinion kundërshtues por nuk jam optimist. Të jem i sinqertë. Serbia po luan shahun e saj, nuk them që Shqipëria nuk po luan shahun e saj. Në Serbi ka politikanë shumë të këndshëm. Problemi është që marrëdhënia shtetërore nuk është personale. Marrëdhënia e shqiptarëve me serbët nuk është një marrëdhënie genuine, por nuk mendoj se është marrëdhënie e paarsyeshme. I gjithë nervozizmi i Kosovës, ata nuk duan që kjo ulje tensioni të mos përdoret që ja me Tiranën i kemi marrëdhëniet shumë të mira dhe Kosova jo”, ka thënë Majko në emisionin ‘Studio e Hapur’.Skandali Tahiri, Pandeli Majko: Na ka vendosur në një pozitë shumë të vështirë