Plani serb që po e ndan Mitrovicën në “heshtje”
Projekti i mbështetur nga qeveria e Serbisë për t’u ofruar strehim rreth 300 familjeve të serbëve të kthyer në veriun e Kosovës, është duke vazhduar në heshtje.Vendbanimi i ri i quajtur “Lugina e Diellit” është duke u ndërtuar, pavarësisht kundërshtimeve të autoriteteve qendrore të Kosovës që pretendojnë se ky projekt nuk ka leje.Mirëpo, gazeta “Bota sot” nuk ka arritur të marrë ndonjë përgjigje nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor rreth kësaj çështje. Kjo ministri, më herët kishte thënë se nuk ka kurrfarë leje për këtë projekt, por ky projekt vazhdon të punohet sipas planeve të tij.Islami: Mitrovica po serbizohetNë lidhje me këtë, eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se duhet urgjentisht formimi i Ushtrisë së Kosovës, pasi sipas Islamit, institucionet e vendit po duken të pafuqishme për ta ndaluar projektin “Lugina e Diellit”.“Është një lagje që po ndërtohet ‘’Lugina e diellit’’, kështu ajo tokë po serbizohet dhe institucionet duken të pafuqishme, prandaj është tepër urgjente formimi i ushtrisë së Kosovës që të jetë prezente së bashku me forcat e KFOR –it ta mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial dhe të pengojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave nga Serbia në Kosovë në mënyrë të paligjshme”, është shprehur Islami.Ai gjithashtu ka theksuar se shqiptarët atje i quajnë “minoritet” në tokën e tyre, për shkak të angazhimit të Serbisë për ta ndërruar demografin në veri të Mitrovicës.“Serbia punoi në të kaluarën, por edhe në të tashmen dhe e ndërroi demografinë në veri të Kosovës, sot për fat të keq, shqiptarët janë ‘’minoritet’’ në tokën e vet”, ka shtuar Islami.Mes tjerash, ai ka thënë se janë shumë faktorë që ndikojnë që veriu i vendit të mbetet “Orë bombe”për shkak të implikimeve nga ana e shtetit serb, si dhe mos funksionalizimin e plotë të mekanizmave institucional të vendit.Haziri: Duhet intervenim ndërkombëtarE opinionisti Nexhat Haziri, duke folur rreth kësaj çështje, ka thënë se institucionet e Kosovës do ta kenë të pamundur parandalimin e këtij plani të Beogradit dhe se duhet intervenimi ndërkombëtar që mos të realizohet ky projekt.“Nëse nuk ka një presion ndërkombëtar ndaj këtyre planeve të Beogradit zyrtar, mendoj se vetëm institucionet tona do ta kenë të pamundur për t’i stopuar këto projekte”, ka thënë Haziri.Haziri ka theksuar se nuk është vetëm ky projekt i Beogradit që po tenton ta ndajë Mitrovicën, por ka edhe shumë elemente tjera.“Nuk është vetëm lagja “Lugina e Diellit” si një element i agjendës së Beogradit zyrtar për ndarjen e Kosovës, por janë shumë elemente të tjera të dukshme dhe të prekshme, posa ta kalosh urën e Ibrit që ndan dy pjesët e Mitrovicës”, ka shtuar më tutje Haziri.