Rusia nuk lejoi që popullit serb t’i vihej damka e gjenocidit

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe ai i Federatës Rusë Vladimir Putin kanë përfunduar bisedimet e ndërsjella në Moskë, me ç’rast u nënshkruan një sërë marrëveshjesh për bashkëpunim në fusha të ndryshme.Në adresimin e tij për gazetarë, Putin u shpreh se takimi ishte i sinqertë dhe gjithëpërfshirës, duke përmendur zhvillimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, përcjell Konica.al.Në konferencën e përbashkët, Vuçiç u shpreh se Rusia do të vazhdojë të mbështes sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.Sipas tij, Rusia do të mbështes çdo vendim mes Beogradit dhe Prishtinës, duke nënvizuar se zgjidhja duhet të arrihet përmes mjete politike në dialog, dhe në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244.“Rusia është e interesuar në stabilizimin e mundësive të rajonit, dhe pala ruse do të vazhdojë të mbështes sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë”, ka thënë presidenti rus, përcjell Konica.al.Ai shtoi se Rusia do të mbulojë nevojat e Serbisë për furnizim me gaz.Ndërkaq presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se në rrafshin politik, Serbia do t’i jetë gjithmonë mirënjohëse Putinit për pamundësimin që popullit serb t’i vihej damka e një populli gjenocidal, dhe se Serbia do ta ketë mundësinë ende të luftojë për Kosovën.Kreu i shtetit serb deklaroi se Serbia nuk do t’i vë sanksione Rusisë.Sipas tij, Serbia është një vend neutral ushtarak dhe nuk ka asnjë dëshirë për të hyrë në një aleancë ushtarake siç është NAO.“Do të dëshiroja të shpreh mirënjohjen time në emër të Serbisë për mbështetjen e Rusisë në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit. Rusia ka qenë gjithnjë mike e Serbisë”, ka nënvizuar Vuçiç.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT