Shqipëri-Maqedoni, Të premten mbledhje e përbashkët mes dy qeverive

Shqipëri-Maqedoni kanë vendosur të mbajnë një mbledhje të përbashkët mes qeverive. Mbledhja do të mbahet ditën e premte në Pogradec.Ndonëse mbledhja e përbashkët ishte parashikuar të mbahej në vjeshtë të këtij viti, ajo u shty për t’u zhvilluar të premten në datë 15 dhjetor.Pas mbledhjeve të përbashkëta që qeveria “Rama” ka mbajtur me atë “Haradinaj”, në fundjavë do të ulet në tryezë me kabinetin e Zoran Zaevit. Më herët qeveria maqedonase ka mbajtur një mbledhje të përbashkët me qeverinë e Bullgarisë.Ende nuk është publikuar axhenda e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, por njësoj si në rastin e takimit Shqipëri-Kosovë, ai pritet të jetë më shumë një gjest simbolik bashkëpunimi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT