Trahanaja shqiptare zë vendin e tretë si pjata më e mirë në Montekarlo

Sapo hyn te “Mullixhiu”, një nga restorantet e njohura në Tiranë, ndjen aromën e bukës së sapo dalë nga furra.Aromë e cila vitet e fundit është zhdukur dhe kur e nuhat pas disa kohësh, të duket sikur ke zbuluar një nga ushqimet më të shijshme që ke provuar ndonjëherë.Shefi i restorantit, Bledar Kola, këto ditë është kthyer në Tiranë me dy çmime të rëndësishme.Në 28 Nëntor ka arritur që në një garë me 30 shefa kuzhine nga e gjithë bota, trahananë shqiptare ta rendisë në vendin e tretë.Po, po, trahanaja jonë, e gatuar me mjeshtëri nga Kola ka zënë vendin e tretë në Montekarlo, si pjata më e mirë, shkruan gazetarja Entela Resuli, për gazetën DitaNjë ditë pas këtij suksesi, Bledar Kola ka fluturuar drejt Milanos për të marrë pjesë në një tjetër aktivitet të rëndësishme atje.Guida prestigjoze italiane “guidaidentitagolose.it” për botën gastronomike, nga Shqipëria ka zgjedhur restorant “Mullixhiun” në Tiranë, si më prestigjiozin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT