Vuçiç: Për aq sa ekziston Serbia, Trepçën askush nuk guxon ta marrë

Pjesa serbe e minierës dhe kompleksit metalurgjik të Trepçës ka shënuar dje 90-vjetorin e themelimit, njofton Tanjug.Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë me dije se Serbia do të vazhdojë luftën ‘pa kompromise’ për këtë ndërmarrje.“Kur një ndërmarrje është ndërtuar para 90 vitesh, siç është rasti me Trepçën, kjo ndërmarrje nuk është vetëm një entitet biznesor, por është pjesë e trashëgimisë familjare dhe kombëtare, pjesë e traditës”, ka shkruar Vuçiç në letrën drejtuar punëtorëve të kësaj ndërmarrje, duke i përkujtuar traditën e serbëve në minierat e Kosovës, përcjell Konica.al.Në letrën, që u lexua në një ceremoni në qytezën e Zveçanit në veri të Kosovës, presidenti serb ka nënvizuar se Trepça ka dëshmuar përplasje të mëdha historike dhe ndërrime rendesh sociale e sistemesh politike, por iu ka mbijetuar ‘të gjitha tundimeve dhe sprovave’.“Serbia do të vazhdojë luftën e pakompromis për të drejtën tuaj për të menaxhuar atë që stërgjyshërisht krijuan para jush, që iu takon juve, dhe për aq sa ekziston Serbia, askush nuk do të mund ta grabisë Trepçën prej jush”, ka shkruar Vuçiç.Ai ka shtuar se punëtorët do të jetojnë për të parë traditën e minierave në këtë kompleks të vazhdohet nga brezat e rinj të minatorëve serbë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT