Zaev “tërbon” Serbinë: Mbështesim Kosovën në UNESCO
Gjatë vizitës së tij në Kosovë,paraditen e ditës së sotme, ndër të tjera kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë se Maqedonia do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Madje për të qenë konkret në këtë deklratë Kryministri maqedonas është shprehur se do të përkrah anëtarësimin e Kosovës në UNESCO“Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Maqedonisë për anëtarësim në UNESCO. Ne do të ndihmojmë edhe në normalizimin e raporteve me Serbinë pasi edhe atë e kemi shtet fqinj”, ka përfunduar Zaev, i sjellë në vëmendje nga gazeta kosovare “Zeri”. Me këtë deklaratë shefi i qeverisë Maqedonase ka dale kundër qendrimit zyrtar të Sebrisë, ku si qeveria, ashtu dhe presidenca, janë shprehur hapur kundër mbështetjes së Kosovës në UNESCO, por edhe në INTERPOL.