A do kthehen varrezat e ushtarëve grekë në vende pelegrinazhi për radikalët?
Në Dragot të Tepelenës kanë nisur gërmimet për eshtrat e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kuadër të marrëveshjes së ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe atij grek Nikos Kotzias.Sipas agjencisë ANA, 6800 deri në 8000 ushtarë grekë kanë rënë në këtë territor, të vrarë në betejë mes grekëve dhe italianëve.Pasi të zbulohen dhe identifikohen eshtrat, ata do të varrosen në dy varreza të posaçme, sipas një marrëveshje bilaterale mes Shqipërisë dhe Greqisë.Në vendngjarje sot ka qenë e pranishme edhe ambasadorja greke në Tiranë.Ndërkohë nga ana tjetër disa aktivistë, pjesë e komunitetit çam, kanë protestuar dhe kërkojnë të njëjtën gjë për të vrarët çamë në Greqi. Disa prej të cilëve të ardhur nga Maqedonia kanë tentuar të prishin rrethimin e ngritur për të siguruar zonën, por ka ndërhyrë policia. Gërmimet në Fushën e Dragotit do te realizohen me ekspertë nga dy vendet.Por siç raporton BIRN, ekspertët kanë dyshimet e tyre.Beqir Meta, drejtor i Institutit Shqiptar për Historinë, thotë se forcat greke që kaluan kufirin për të luftuar në Shqipëri ndaj italianëve, më pas e pushtuan këtë zonë, duke pretenduar se çliruan Vorio-Epirin.“Këto varreza janë një hap tjetër për këto pretendime të vjetra,” thotë Meta.Por Andre Gerolymatos, profesor i historisë në Qendrën për Studime Helenike “Stavros Niarchos”, thotë për BIRN se motivi grek është më shumë fetar, sesa territorial.Ai shton se Greqia është një vend anëtar i BE dhe nuk mund të bëjë pretendime territoriale ndaj fqinjëve.Sipas tij, pretendimet territoriale në Ballkan kanë pak peshë në këtë erë moderne.Ai shton se varrezat e reja do të tërheqin mijëra turistë çdo vit, siç ndodh në Francë apo Holandë, duke i dhënë ekonomisë shqiptare një shtysë të nevojshme.Por frika më e madhe e shqiptarëve është se këto varreza do të kthehen në vende peligrinazhi për nacionalistët grekë, më shumë se sa vende paqësore kujtese./ZgjohuShqiptar.info