Akademiku serb: Duhet ta dimë që Kosova nuk është pjesë e Serbisë

Eksperti serb i së drejtës ndërkombëtare, Tibor Varadi thotë se e drejta ndërkombëtare që nga krijimi i saj është më shumë një qëllim sesa realitet. Sipas tij, Kosova përveç ligjit ndërkombëtar është e ndarë nga Serbia.“Unë personalisht mendoj se ndarja e Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, por duhet të them që në këtë fushë praktika ndërkombëtare nuk është një praktikë e mjaftueshme ligjore. Rezultati varet nga marrëdhënia e pushtetit, rasti i Krimesë, Katalonisë, Kurdistani. Më e rëndësishmja është se marrëdhëniet e pushtetit janë më të rëndësishme se parimet ligjore”, ka deklaruar Varadi për RTSAi ka shtuar se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë pasi udhëheqësinë, gjyqësorin dhe pushtetin legjislativ nuk e ka serb.“Në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqi, Serbia deshi që autoritetet tona të marrin pjesë në hetim. Nëse Kosova do të ishte pjesë e Serbisë, sigurisht se kjo do të ishte punë e autoriteteve serbe. Me të drejtë ose jo Kosova nuk është pjesë e Serbisë, këtë duhet ta dimë tani”, është shprehur akademiku./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT